LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Opozita po paguan çmimin e djegies së mandateve”/ Kulluri zbulon "lojën" e Ramës

22 Korrik 2020, 11:30, Politikë CNA
“Opozita po paguan çmimin e djegies së mandateve”/

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, deklaroi se opozita po paguan çmimin e djegies së mandateve.

Teksa komentoi zhvillimet politike për Reformën Zgjedhore, Kulluri tha se kryeministri Edi Rama po luan perfekt për interesin e tij dhe dëmin e opozitës.

Sipas tij, qëndrimi i Ramës mund të dëmtojë dialogun dhe mund të çojë drejt një destabilizimi politik.

“Pozicioni i PD-së është shumë i vështirë, opozita po paguan çmimin e rëndë të djegies së mandateve. Nëse opozita mendon se marrëveshja me shumicën do të kalonte pa qenë prezent, ka qenë gabim i madh. Nuk e di ku e ka bazuar Basha sigurinë. Unë mendoj se Rama taktikisht për interesin e tij dhe dëm të opozitës, po luan perfekt. Por kjo po dëmton dialogun dhe të shkojnë në një destabilizim politik.

Listat e hapura që janë çështje e drejtë, janë ngritur me vonesë nga Rama, por është në të drejtën e tij. Opozita nuk ka qenë e përgatitur. Koalicionet janë çështje taktike. Elektorati i djathtë është i fragmentirazuar. Unë mendoj se listat e hapura është një kauzë e drejtë. Hapja e listave nuk përjashton 5 Qershorin. Mund të ecin paralelisht. I qëndroj idesë se demokratizimi i vendimmarrjes është i rëndësishëm se hapja e listave. Edi Rama është një hap përpara Bashës për faj të Lulzim Bashës. Qëndrimi i PD-së kundër hapjes së listave është budallallëk politik i pashoq”, theksoi politikani në një prononcim për Report Tv./ CNA.al

Lajmet e fundit nga