Showbizz
“Ndjeva sikur po më dilnin sytë nga vendi”/ Emina Çunmulaj bën testin e Covid-19

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj është një nga personazhet e cila thuajse çdo moment të jetës së saj e ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.
Së fundi ajo ka treguar momentin kur ka realizuar testin e Covid-19 për të dytën herë dhe ka rezultuar negative.
Por ajo që është më e rëndësishme, Emina ka ndarë përjetimet e momentit. Nëpërmjet disa videove ajo ka treguar se virusi nuk është shaka dhe se gjatë momentit të testimit ajo ka ndjerë sikur sytë po i dilnin nga vendi.
“A jeni testuar ndonjëherë për COVID? Dola negative. Kjo ishte hera e dytë dhe ndihesh sikur do të të dalin sytë nga vendi”, ka shkruar ajo./ CNA.al