LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllja e lokaleve të natës/ Ahmetaj jep lajmin e mirë për artistët

22 Korrik 2020, 13:15, Politikë CNA
Mbyllja e lokaleve të natës/ Ahmetaj jep lajmin e mirë për

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i cili njëkohësisht është edhe kordinator i planit për menaxhimin e pandemisë së Covid-19, ka folur sot edhe në lidhje me mbylljen e klubeve të natës.

Në një komunikim për mediat, Ahmetaj ka lënë të nënkuptohet se qeveria mund t’i ndihmojë.

Ahmetaj theksoi se siç qeveria iu gjet pranë qytetarëve për tërmetin ashtu edhe për pandeminë, e njëjta mund të ndodhë edhe për artistët apo të punësuarit në lokalet e natës.

?Kemi pasur 2 ngarkesa të mëdha 1 nga tërmeti një nga pandemia dhe për cdo qytetar që procesi i rindërtimit ecën dhe për cdo qytetar që shikon që ka një akt normativ që mbyll baret e natës do reflektojë që në ditën e orës së vështirë kush është forca politike dhe lideri që përgjigjet dhe procesi i rindërtimit është një përgjigje shumë e drejtë dhe e verifikueshme se kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk përgjigjet vetëm në ditë të mira por në ditë të vështira në atë momentin kur bie tërmeti dhe pandemia te kush i kthejme sytë? Besoj se kjo do na shoqëroj për një afat të gjatë, vështirësitë nuk kanë kaluar pandemia nuk ka mbaruar ne na duhet qeveria dhe njeriu i orës së vështirë.? -tha Ahmetaj.

Kujtojmë këtu se të hënën dhe të martën përfaqësues të lokalëve të natës, artistë, por edhe të punësuar në këtë sektor protestuan para kryeministrisë.

Lajmet e fundit nga