Denoncim
Ku është fshehur Prokuroria/ Malltezi: Mafia po merr monopolin e plehrave për 30 vjet

Kreu i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi i është rikthyer edhe njëherë skemës së menaxhimit të mbetjeve, e cila sipas tij tashmë mund të konsiderohet për nga mënyra se si qarkullohen paratë edhe si Mafia e Plehrave.
Në fakt, në një shkrim në faqen e tij në FB, Malltezi përveçse nxjerr skemën e vjedhjes së shumfishtë, bashkëngjit edhe një foto, ku shihet kryeministri Rama në një rreth të gjerë, mes të cilëve spikasin në rrathë të kuq edhe dy eksponentë të LSI-së.
I pari është ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka (sot deputet brenda parlamentit) dhe i dyti Alqi Bllako (drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve- AKUM). Edhe pse Malltezi nuk i cilëson specifikisht, por nxjerr mesazhin se si Rama tenton të bashkëpunojë dhe i blejë këta drejtues të opozitës.
Ja çfarë shkruan Malltezi
MAFIA e PLEHRAVE mendon qe do bleje gjithkend me 30 vitet a ardhshme: cdo kryeminister, cdo minister mjedisi, cdo prokuror e cdo gjykates qe do doje te beje punen e vet e jo te korruptohet per ca para. Vjedhja me plehrat eshte e shumefishte:
1. 180 milione euro po plehra jne paraprakisht (Rama/Zoto/Mertiri me duar ne xhepa) per tri inceneratoret (22 milione Elbasan, 29 milione Fier dhe 128 milione Tiranë). Per 3 inceneratoret jane dhene para ne menyre te kundraligjshme!!! Kompanite e Zotos dhe Meritit te sapokrijuara pa asnje lek e asnje eksperience perlane parate ne dhunim te ligjeve. Prokuroria???
2. Pervec kesaj ata moren Sharren si monopol e po perlajne edhe 29 euro per ton mbetje qe depozitohet (dhe po bejne shfaqje qe te sjellin edhe te Durresit se shtohet perlarja e tyre). Ne 30 vjet pritet qe kjo pjese te shkoje mbi 300 milione euro;

3. Pervec kesaj keta marrin ndihme ekonomike nga shteti nese prodhojne energji (nderkohe lenden e pare po e marrin nga ajo qe po paguajme ne 29 euro per ton);
4. Kane monopolin e plehrave por edhe te materialeve te riciklueshme ndaj shkojne policet duke gjemu romet se e thone troc qe eshte biznes i Edi Rames dhe Erion Veliajt, dhe ricikluesit duhet tua blejne materialet (alumin, plastike apo leter ketyre qe kane monopolin);
5. Kane monopolin e mbetjeve inerte (perfshi dhera te paster dhe mbetje ndertimi). Dhe ky cmim eshte 12-fish me i shtrenjte sesa ne Mal te Zi se e kane monopol! Edhe nese i njejti ndertues ka dy objekte ku tek njera do heqe dhera e tek tjetra duhet ti shtoje, nuk lejohet qe te marre dherat e veta ti coje tek objekti tjeter. Duhet te paguaje dy here Rama/Veliaj/Ahmetaj/Zoto/Mertiri/Blushi – nje here paguan per te depozituar dheun ne sharre dhe nje here per ta marre dheun e vet ta coje tek objekti tjeter!
6. Po VJEDHIN 15 milione euro (heqja e mbetjeve nga Porto Romano) duke anulluar tenderin ku ishin 6 garues dhe firmos me Zoton dhe Mertirin!!!
Cfare pret SPAK? Ku eshte fshehur Prokuroria? I rrofte reforma kur keta nuk guxojne te bejne punen e tyre per vjedhjen me te pacipe dhe kundraligjshme qe kemi pare ndonjehere! A do beje njeri detyren ne kete shtet?
Ta harroje Rama me hajdutet e vet se do arrije te bleje opoziten. Shume-shume mund te gjeje ndonje hallexhi si Koka ti firmose ndonje leter ne shkelje ligji apo ndonje Ornele te mbylle syte dhe te imagjinoje zgjidhjen me blerjen e disa eksperteve te shkruajne ndonje fjale te mire te tipit “sa mire po shtohen investimet per mjedisin” POR kjo eshte vjedhje e kryer haptaz, ne dhunim te ligjeve te shtetit dhe nuk falet! /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Stop/ Skandali i ri, shkon të shërohet nga Covidi, por vdes dhe grabitet në spital
Sonte emisioni “Stop” trajton sonte një tjetër skandal në sistemin shëndetsor. Një pacient është shtruar në spital, për t’u kuruar nga covid 19, por ai...

Skandal/ Pacienti me Covid vdes dhe grabitet brenda spitalit, i marrin paratë nga portofoli
Pas sanitares Tire Alldervishi që punonte në spitalin Covid 2 e cila zhvati nga paratë vajzën e një pacienteje me koronavirus, emisioni Stop në Tv...