LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kristaqi duhet ti bëjë një shtesë/sms Presidentit

22 Korrik 2020, 13:07, Politikë CNA
Kristaqi duhet ti bëjë një shtesë/sms Presidentit

Para pak ditësh u gdhimë të llaftarisur nga sms-ja që kishte lënë pa gjumë Presidentin dhe që na zgjoi si këmbanë të gjithëve që në 5 të mëngjesit.

Kristaqi mu ne mes të natës pa pyetur fare për gjumin presidencial, i kishte nisur një sms presidentit ku i thoshte që: Ndryshimet kushtetuese ishin çështje e Këshillit Politik ndaj ato duheshin shqyrtuar në Keshillin Politik, i cili duhej rimbledhur.

Presidenti e dëgjoi Kristaqin, i cili fliste me kompetencen e një eksperience tre-mujore si ish kryetar i KQZ, në kohen kur KQZ ishte organ që funksiononte vetëm për periudhen e votimit deri në nxjerrjen e rezultatit.

Nuk është pak dhe mjafton për të shkruar një SMS ndaj Presidenti kërkoi publikisht që të lexohej SMS-ja e Kristaqit dhe palët të riktheheshin në Këshilin Politik për të diskutuar ndryshimet kushtetuese.

Rama dëgjoi Presidentin dhe u shpreh menjëherë i gatshëm të shkojë në Këshillin Politik megjithëse Këshilli ndërkohë kishte dorëzuar amendanentet e Kodit Zgjedhor dhe nuk kishte prodhuar e as e kishte patur në program të diskutonte për ndryshime eventuale kushtetuese.

Mbledhja e parë e Këshillit e thirrur pas thirrjes që buroi nga SMS-ja e Kristaqit, u mbyll pas 5 orësh ku askush nuk propozoi gjë.

Sot Rama përsëriti njoftimin për vijimin e diskutimeve për amendamentet kushtetuese, të cilat sipas SMS-se së Kristaqit, që zgjoi Presidentin dhe la pa gjumë gjithë të tjerët, duhet të diskutohen në Këshillin Politik.

Por çfarë ndodhi?!

Basha pasi mblodhi të vetët përcolli përgjigjen sipas të cilës Këshilli Politik duhet të mblidhet për të vijuar me shqyrtimin e amendamenteve të tjera të paketës elektorale dhe që nuk kanë lidhje me amendamentet kushtetuese të votuara në komisionet e Kuvendit.

Letra e porositur nga Basha flet për amendamente të reja, në vijim të plotësimit të rekomandimeve të OSBE-ODHIR për paketën elektorale.

Kristaqi duhet të reagojë urgjent se gjërat po largohen në drejtim të paditur!

Duhet të paktën të bëjë një shtesë SMS-je!

Se këtu palët po i bien njëri gozhdes dhe tjetri patkoit!

Kristaqi duhet të vërë pak rregull!

Shqiptarët po presin  SMS-në e tij që të sqarohen për sa po ndodh!

Asnjëherë ky popull nuk ka pritur me kaq ankth një SMS si kjo që po presin sot nga Kristaqi./ CNA.al

Kur Presidentin e zgjon sms-ja e Kumes

Lajmet e fundit nga