LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dëgjojmë gënjeshtrat e qeverisë tënde të korruptuar”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën, nuk kursejnë as Veliajn

22 Korrik 2020, 08:09, Politikë CNA

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, me një shprehje nga filozofi i njohur amerikan Henry David Thoreau.

?Duhen dy veta që të lindë e vërteta, njëri që ta thotë, tjetri ta dëgjojë?, shkruan Rama, duke cituar Henry David Thoreau.

Por, pas këtij postimi qytetarët kanë shpërthyer në komente dhe kritika të forta kundër kreut të qeverisë, por nuk kanë munguar komentet edhe për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

?Duhet vetem nje person qe te linde genjeshtra. Mjafton Erion Veliaj?-shkruan një qytetar.

Një tjetër ka ironizuar Ramën, ndërsa shkruan se është i vetmi kryeministër që ndryshon Kushtetutën me Iphone.

?Per te thene e thua ti per te degjuar e degjone Lymi i Opozites. Je gjigand, je i papare je lider botror, nga ju z.km duhet te mesojne dhe Fuqite e Medha. Je i vetmi qe ndryshon ligjin themeltar pra Kushtetun nga iphoni. Te na i Ruash sa malet.?-shkruan qytetari.

Po ashtu një tjetër shkruan ?Mire ke thane se per vete e ke thane prandaj ke lloj lloj llomi te llomave te jashtem per ti degjuar ato genjeshtrat e qeverise tende te korruptuar ne çdo cep ptuuuuuuu?.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan ?Duhen dy veta te shkaterojne nje komb te tere….thenie,,, nga nje popull i rrenuar dhe i vjedhur nder vite?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga