LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dashamir Shehi: Nuk mund të ndryshohet Kushtetuta një vit para zgjedhjeve

22 Korrik 2020, 18:16, Politikë CNA
Dashamir Shehi: Nuk mund të ndryshohet Kushtetuta një vit para

Mazhoranca dhe opozita parlamentare janë shprehur pro ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, por një qasje e tillë, është kundërshtuar fort nga ana e opozitës jashtëparlamentare.

Kryetari i LZHK-së dhe aleati i Bashës, Dashamir Shehi, fillimisht komentoi në “Euronews Albania” takimin e ambasadores së SHBA Yuri Kim me kreun e shtetit dhe me kryeministrin e vendit. Ai theksoi se këto lëvizje, vijnë pas tentativës së kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij po synon të minojë marrëveshjen e 5 qershorit me idenë për ndryshimet kushtetuese.

Lideri i LZHK-së shprehet se e gjithë kjo tymnajë dhe zhurmë e krijuar për ndryshimet kushtetuese, nuk ka si qëllim në vetvete thjesht hapjen e listave, por ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

?Në një farë mënyrë zëri ndërkombëtar më i rëndësishëm janë SHBA. Aq më tepër që kjo marrëveshje që u bë në oborrin e SHBA, në zyrat e tyre. Të prekur nga lëvizjet e Ramës janë këto dhe këto do të bëjnë presion  për të gjetur zgjidhjen e këtij problemi. Marrëveshja e 5 qershorit nuk ishte një shkëlqim i madh, por një mirëbesim për t?i futur palët në zgjedhje. Ato që janë brenda parlamentit (iu referohet deputetëve të opozitës parlamentare) janë njerëzit të Ramës dhe i rreshton siç do vetë. Nga këto zhurmat demokratike do të bëhet sa të duash. Kam shumë vite që merrem me këtë punë, por jam prapë i paqartë se çfarë kanë kërkuar. Këtu lista të hapura nuk ka, pasi 1/3 e listave është e mbyllur?, tha ai.

Teksa e quajti Parlamentin aktual si qesharak, z. Shehi theksoi se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk mund të ndryshohet një vit para zgjedhjeve.

?E gjithë kjo punë u bë, për të hequr koalicionet parazgjedhore. Unë do të isha dakord që për hir të demokracisë dhe Shqipërisë, këta zotërinj të hapnin listat 100 %. Të kishin bërë një listë kombëtare dhe jo rajonale. Të kishin kërkuar për shembull pragun më të ulët zgjedhor. Për seriozitet të të gjithë kësaj pune, nuk mund të ndryshohet Kushtetuta një vit para zgjedhjeve me Parlamentin më qesharak që kemi pasur në këto 30 vjet, nuk kanë shkëlqyer as parlamentet e tjera, mirëpo ky Parlament as numerikisht nuk i përmbush numrat. Janë të kontestuar këto, është e kontestuar edhe pjesa socialiste. Pse ikëm ne? Ikëm sepse nuk kishte vlerë si Parlament. Ky Parlament merr perisper që brenda një jave ndryshon Kushtetutën. Pse e ndryshon?! Tani e ndryshojmë Kushtetutën për heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Kjo tregon se deri ku kemi degjeneruar si shtet. Kjo përbën një precedent të rrezikshëm. Këto po tallen?, tha ai.

E pyetur nga gazetrja, nëse opozita jashtëparlamentare duhet të ulet në tryezën e Këshillit Politik apo ta refuzojë atë, z. Shehi dha këtë përgjigje:

?Unë them se nuk ka asgjë të keqe që të shkojnë dhe t?i thonë:  ore zotëri, ti me vërtetë mund të jesh kryeministër i Shqipërisë, por nuk mund të tallesh deri në këtë situatë me kushtetutën e vendit?, theksoi Shehi.

Ai beson se ka ardhur momentin që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë për gjëra madhore, dhe jo për hapje listash siç po pretendon të arrijë mazhoranca qeverisëse me ndihmë të opozitës parlamentare.

Por, përkundër kësaj, kreu i LZHK-së shprehet i bindur se opozita do të fitojë zgjedhjet e 2021, ndërsa shton se Ramën nuk e shpëtojnë dot as listat e hapura dhe as ato të mbyllura.

?Kushtetutës së Shqipërisë i ka ardhur dita të ndryshohet, por i ka ardhur dita të ndryshohet për tema madhore. Mua si Dashamir Shehi i LZHK-së, nuk më trembin fare, ne do të shkojmë të hyjmë në zgjedhje dhe ne do t?i fitojmë zgjedhjet. Sido që të jetë puna, ne do të hyjmë në zgjedhje dhe do t?i fitojmë. Nuk i shpëton këto as lista e hapur dhe as e mbyllur. Po t?i pyesësh ata zotërinj të opozitës se çdo të thotë kjo punë që po bëjnë, unë e gjykoj se nuk e dinë se çfarë po bëjnë dhe se çfarë të mirë kanë shqiptarët në këtë drejtim?, u shpreh Shehi.

Lajmet e fundit nga