LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana nis merkaton, piketon 3 futbollistët e parë

21 Korrik 2020, 08:34, Sport CNA
Tirana nis merkaton, piketon 3 futbollistët e parë

Tirana nuk dëshiron që të humbasë kohë, ndaj ka filluar me merkaton. Nuk mund të flitet assesi për konkretizime, e megjithatë një listë dëshirash është përgatitur tashmë. Pasi u zbuluan emrat e kosovarëve Visar Bekaj e Armend Thaqi apo Eljon Sota e Romeo Harizaj të Apolonisë, tashmë bardheblutë e kanë përqendruar vëmendjen sërish në Kategorinë Superiore. Ata kanë ?piketuar? lojtarët e parë dhe në listë janë dy mbrojtës të Vllaznisë dhe një mesfushor i Flamurtarit.

Gazeta ?Panorama Sport? mëson se bëhet fjalë për Mevlan Adilin, Dajan Shehin dhe Arinaldo Rrapajn. Jo vetëm i kanë vëzhguar gjatë kësaj periudhe, por edhe i kanë zhvilluar të parat kontakte. Dhjetë ditët e ardhshme do të jenë përcaktuese edhe për afrimet e reja, pasi kryeqytetasit duan që të jenë gati për Champions League.

KUQEBLUTË ? Dajan Shehi është një dëshirë e kahershme dhe një lojtar që do t?u bënte ndjeshëm punë për qendrën e mbrojtjes, por duket se ?zemrën? tashmë ua ka fituar Mevlan Adili. Mjaftoi ai gol ndaj Kukësit, që t?i jepte edhe titullin edhe Tiranës.
Bardheblutë u bë kohë që e ndjekin qendërmbrojtësin nga Shkupi dhe si për të konfirmuar një marrëveshje të mundshme për sezonin e ri, vjen edhe deklarata e Idriz Bathës. Mesfushori i bëri ftesë publike që t?i bashkohej festës, ndonëse me humor: ?Vetëm ashtu mund të tundohem, por sa i përket Shqipërisë, jam lojtar i Tiranës. Këtu jemi thuajse të gjithë lojtarët e Tiranës, po presim të bashkohet edhe Adili?.

Lajmet e fundit nga