LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tik Tok humbet fronin/ Ja cili është aplikacioni më i shkarkuar

21 Korrik 2020, 11:30, Tech CNA
Tik Tok humbet fronin/ Ja cili është aplikacioni më i shkarkuar

Prej muajsh Tik tok është shndërruar në aplikacionin më të famshëm dhe më të shkarkuar në të të gjithë botën.

Ky aplikacion u bë shumë I përdorshëm gjatë kohës së izolimit nga Coronavirusi.  Tik Tok u kthye në një mjet të padiskutueshëm argëtimi. Sidoqoftë, sipas të dhënave të kompanisë analitike Sensor Tower, në periudhën nga 1 prilli deri më 30 maj, vendi i aplikacionit më të njohur u fitua nga Zoom, një aplikacion video konferencash.Zoom është shkarkuar 94 milionë herë, ndërsa TikTok ka 71 milionë shkarkime.

Analistët tregojnë se ky sukses është i jashtëzakonshëm sepse është e rrallë që aplikime të tilla ?serioze? të tejkalojnë më shumë se 50 milionë shkarkime.Zakonisht, numra të tillë mbresëlënës rezervohen për lojëra video ose rrjete sociale.

Nëse shkarkimet nga të dy dyqanet ? App Store dhe Google Play Store ? janë të kombinuara, atëherë shohim që Zoom, TikTok dhe video loja Pokemon GO i përkasin klubit elitar të aplikacioneve që tejkaluan më shumë se 300 milionë shkarkime./ CNA.al

Lajmet e fundit nga