LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të denigruar prej pesë muajsh”/ Elton Deda mesazh Ramës: Reflekto or mik sa nuk është vonë

21 Korrik 2020, 10:44, Sociale CNA
“Të denigruar prej pesë muajsh”/ Elton Deda mesazh

Kantautori i njohur Elton Deda ka reaguar sërish sot në lidhje me vendimin e një dite më parë, ku me akt normativ u vendos mbyllja e diskove, lokaleve të natës dhe ndalimi i muzikes pas ores 20:00, si masë kufizuese në situatën e përhapjes së Covid-19, në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Elton Deda kërkon shfuqizimin e aktit normativ, ndërsa thekson se artistët janë prej pesë muajsh të denigruar .

?Reflekto or mik sa nuk eshte vone.

Mos ua mbyll shqiptareve te derrmuar ate dritaren e zbehte qe u jep pak kenaqesi. Ka plot forma qe mos ti rrenosh muzikantet e bashke me ta gjithe zinxhirin e biznesit.

Shfuqizo ate aktin e cuditshem dhe bej nje te ri ku shtrengon masat. Ti do thuash ?jemi keq si komb e s?marrim vesh??por ta garantoj qe keshtu nuk do marrim vesh jo per inat, por sepse po shkojme drejt nje grope te madhe. Sa me shpejt madje.

Miqesisht, nje pjese e armates te denigruar prej 5 muajsh.

Lajmet e fundit nga