LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtëpia e Bardhë rikthen konferencat për shtyp mbi koronavirusin

21 Korrik 2020, 14:01, Kosova & Bota CNA
Shtëpia e Bardhë rikthen konferencat për shtyp mbi koronavirusin

Presidenti Donald Trump bëri të ditur se do t?i fillojë sërish konferencat për shtyp në Shtëpinë e Bardhë lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi, në një kohë kur numri i të infektuarve në shkallë vendi vazhdon të rritet.

Vendimi i presidentit për zhvillimin e konferencave të përditshme vjen ndërsa sipas sondazheve mbështetja ndaj tij ka rënë dhe këshilltarët e kanë inkurajuar të japë më shumë informacion rreth përgjigjes së administratës së tij ndaj pandemisë.

Gjasat janë që konferencat të nisin të martën. Presidenti pritet të flasë lidhur me përparimin e shënuar në fushën e mjekësisë për të luftuar pandeminë, përfshirë vaksinat dhe terapitë.

Nuk është e qartë nëse presidenti Trump do të pranojë pyetje gjatë konferencave për shtyp apo nëse do ta ndajë podiumin me të tjerë, përfshirë Nënpresidentin Mike Pence dhe ekspertët e shëndetit publik Anthony Fauci dhe Deborah Birx. Kohët e fundit zoti Trump e ka kritikuar zotin Fauci, ekspertin kryesor të sëmundjeve infektive të vendit. Gjatë një interviste për “Fox News” që u transmetoi të dielën zoti Trump tha se zoti Fauci është “paksa alarmist”. Megjithatë presidenti shtoi se ka “një marrëdhënie të shkëlqyer me të”./ VOA

Lajmet e fundit nga