LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkon në 117 numri i viktimave nga Covid-19/ Humbin jetën 4 pacientë të tjerë

21 Korrik 2020, 14:12, Lifestyle CNA
Shkon në 117 numri i viktimave nga Covid-19/ Humbin jetën 4

Humbin jetën 4 pacientë të infektuar me koronavirus.

Eugena Tomini e ISHP deklaroi se kanë humbur betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin ?Shefqet Ndroqi? një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Megjithë të shëruarit, vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga