LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reperi bën deklaratat e forta/ “Kim po përpiqet të më mbyllë në psikiatri”

21 Korrik 2020, 08:48, Lifestyle CNA
Reperi bën deklaratat e forta/ “Kim po përpiqet të më

Që prej ditës së djeshme mediat e huaja po shkruajnë për deklaratat e forta të reperit Kaney West. Së fundi ai i ka shokuar të gjithë ndjekësit e tij në Tëitter teksa ka shkruar se bashkëshortja e tij Kim Kardashian po tenton ta mbyllë në spital psikiatrik. 43-vjeçari pretendon se ?Kim u përpoq të sillte një mjek për ta mbyllur në spital?.

?Kim u përpoq të fluturonte në Wyoming me një doktor për të më mbyllur si në filmin ?Get Out? sepse unë qava pasi shpëtova jetën e vajzës time dje?.

Ai i është drejtuar edhe vjehrrës së tij, Kris Jenner. Në mesazh kuptohej se pas shpërndarjes së videos së seksit të Kim Kardashian, fshihej vetë nëna e saj. Kanye shkruante se ka bërë të pamundurën që ?nënës së North-it (Kim Kardashian) të mos i duhet të shesë videon e seksit të së bijës?.

Ai ka dhënë të tjera deklarata të frikshme dhe burime të ndryshme janë shprehur se anëtarët e familjes Kardashian-Jenner janë mjaft të shqetësuar për sjelljen e Kanye. Kujtojmë se pak dit? më parë u tha se Kanye vuan nga probleme të shëndetit mendor, që i shfaqen herë pas here./ CNA.al

Lajmet e fundit nga