LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama takohet me opozitarët "e pabindur"/ Diskutohet vota për "5 qershorin"

21 Korrik 2020, 17:33, Politikë CNA
Rama takohet me opozitarët "e pabindur"/ Diskutohet vota për

Në kryesinë e kuvendit është duke u zhvilluar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe 3 kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend, Myslim Murrizin, Nimet Musain dhe Edmond Stojkun.

Pritet që në takim kryeministri Rama të firmosë me 3 kryetarët e grupeve parlamentare marrëveshjen për të votuar 5 qershorin, e cila është kundërshtuar nga disa anëtarë të opozitës parlamentare pa u hapur listat.

Takimi vjen 24 orë pas tryezës në Këshillin Politik mes të gjitha palëve ku nuk u gjet konsensusi dhe vetëm disa orë, pas takimit të kryeministrit Edi Rama me ambasadoren e SHBA-së,  Yuri Kim. Socialistët kanë përkrahur listat e hapura, por kjo kundërshtohet nga opozita jashtëparlamentare.

Për ?Reformën Zgjedhore? mes Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare, ka edhe një draft-marrëveshje.

Në draft-marrëveshje shkruhet se palët janë dakordësuar në katër pika kyçe për Reformën Zgjedhore.

?Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, në cilësinë e Shumicës Parlamentare në Kuvend, përfaqësuar nga kryetari i Grupit, Taulant Balla, duke marrë në konsideratë dhe duke vlerësuar si shumë të rëndësishme për forcimin e demokracisë dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ka vendosur:

1. Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira sipas standardeve, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik.

2. Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ ODHIR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve të zgjedhjet.

3. Përmbushjen e kushtit të vendosur të takimin e Këshilli Europian të datës 25 Mars 2020 për miratimin e Reformës Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ ODHIR përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të Integrimit të Shqipërisë me BE.

4. Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit ku reforma zgjedhore është prioritet.?/ CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga