LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Laçi, modeli i një strategjie "low-coast" që përfundon gjithnjë në Europë dhe me arkat... full

21 Korrik 2020, 16:48, Sport CNA
Laçi, modeli i një strategjie "low-coast" që

Për Laçin duhet të ishin tre provat e të vërtetës drejt Europës, por kurbinasit e tekniku Armando Cungu nuk kishin aq durim sa për të pritur deri në fund. Kështu, e kanë fiksuar objektivin me një ndeshje perfekte në një fushë shumë delicate, ku bardhezinjtë bënë të dukej e thjeshtë, një ndeshje që duhej të ishte krejt e kundërta. E kombinuar me rezultatet e tjera, për Lacin e vendit të tretë me katër disdtanca nga Teuta ndjekëse, Europa është e siguruar, krejtësisht e siguruar.

E në këtë situate nuk është asgjë e dhuruar, por një projekt efikas me zgjedhje të duhura, të lojtarëve të duhur, me trajnerin e duhur, edhe pse ishte i dyti në radhë që u ul në pankinën e Lacit këtë sezon, e me ndërhyrjet në janar që ishin pak të thuhen brilante. 0-3 në Adush Muca kundër Bylis tregoi edhe njëherë soliditetin mental që Cungu ka ndërtuar në dhomat e zhveshjes, ku dy herë Nuaabueze e Rrapo i shënuan tre gola brenda ndeshjes një nga mbrojtjeve të kujdesshme të kampionatit.

Qendërsulmuesi amerikan i Lacit konfirmohet lideri i një skuadre agressive kompakte e ku individi është vënë në shërbim të skuadrës. Nuabueze shënoi dygolëshin e katërt sezonal me bardhezinjtë, por më shumë se golat e tij, vlen feeling i krijuar me Grecën e Xhixhën që kanë prodhuar 55 gola, duke ndihmuar Lacin të jetë sulmi i dytë më i mirë i Superiores, pas Tiranës. Një tjetër sezon për bardhezinjtë i projektuar drejt Europës dhe për mënyrën e të funksionuarit meriton vërtetë komplimenta?

Lajmet e fundit nga