LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapen listat/ Fraksione për "5 qershorin", Murrizi e Gjoni votojnë kundër, Musai e Stojko pro

21 Korrik 2020, 18:44, Politikë CNA
Hapen listat/ Fraksione për "5 qershorin", Murrizi e Gjoni

Myslim Murrizi deklaron pas takimit se nuk ka firmosur pikën e parë për të votuar marrëveshjen e 5 Qershorit.

?Kemi firmosur për listat të hapura në datën 30  korrik. Grupi parlamentar nuk do të votojë më 23 korrik për ndryshimet kushtetuese. Shiheni mirë marrëveshjen. Unë nuk rashë dakord me pikën 1?, tha Murrizi duke treguar edhe firmën e tij në kopjen e marrëveshjes.

Por depueti Edmond Stojku, ka dalë kundër Murrizit, të paktën për pikën 1 atë të votimit të Kodit Zgjedhor.

?Ne kemi firmosur marrëveshjen dhe do votojmë ndryshimet kushtetuese në 23 korrik. Ne përfaqësojmë grup tjetër nga ai që përfaqëson Murrizi?.

Ndërkohë, deputeti Ralf Gjoni tha se vota për marrëveshjen do të jetë individuale. ?Vota ime është pro hapjes së listave. Unë jam kundër dhe nuk e votoj marrëveshjen e 5 qershorit?, tha Gjoni. /CNA.al

Lajmet e fundit nga