LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fraksione në opozitën e Parlamentit/ Rama: I bindur se 5 qershori do të votohet

21 Korrik 2020, 18:53, Politikë CNA
Fraksione në opozitën e Parlamentit/ Rama: I bindur se 5 qershori do

Kryeministri Edi Rama dhe dhënë një prononcim për mediat, menjëherë pasi u firmos marrëveshja me opozitën parlamentare.

Rama tha se është i kënaqur nga kjo marrëveshje, pasi theksoi se gjetën një konsensus të gjerë. Kryeministri i bëri thirrje opozitës të ulet që nesër në tryezën e Këshillit Politik.

?Jam i kënaqur sepse kemi arritur një konsensus të gjerë, edhe pse jo total për të votar më 23 korrik për marrëveshjen e 5 qershorit. Do të ishte mirë të mblidhet Këshilli Politik dhe ne të diskutojmë sepse kemi hapur një diskutim para pak kohe, mos gabohem dje dhe tani jemi në kushtet kur duhet të diskutojmë konkretisht, pasi nga njëra anë opozita joparlamentare donte të dinte datën e saktë kur do të votohet marrëveshja dhe nga ana tjetër duhet të bisedojmë për ndryshimin kushtetues për hapjen e listave?, u shpreh ai.

Teksa u pyet nëse do të plotësohen votat për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit, kreu i qeverisë tregoi debatet që janë bërë gjatë kësaj mbledhje me deputetin Myslim Murrizi.

?Kemi bërë goxha debat për këtë pikë, veçanërisht me zotin Murrizi, i cili qëndron stoik dhe nuk e njeh marrëveshjen e 5 qershorit. Besoj se edhe pse do të ishte mirë që zoti Murrizi të bashkohej, kemi bindjen se do ta kalojmë ligjin pavarësisht faktit që siç e dimë të gjithë në opozitën parlamentare nuk ka një formacion të unifikuar por një grup individësh?, theksoi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga