LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fakti/ Poezia e Besnik Mustafajt për zgjedhjet e Lulzim Bashës

21 Korrik 2020, 07:43, Satire Politike CNA
Fakti/ Poezia e Besnik Mustafajt për zgjedhjet e Lulzim Bashës

Besnik Mustafaj, i cili njihet si shkrimtar, politikan, dikur ambasador dhe ministër i Jashtëm, i larguar nga ?qeveria Berisha?, në kulmin e diplomacisë shqiptare.

Po ashtu, Besnik Mustafaj ka qënë edhe një ndër nismëtarët për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në vitin 2017 doli për disa kohë edhe si kritik i Lulzim Bashës, dhe ishte pjesë e lëvizjes për ringritjen e PD-së. Ai zhvilloi edhe një sërë takimesh në disa qytete të Shqipërisë, nën moton ?Askënd për të humbur, gjithkënd për të fituar?.

Mustafaj ishte një ndër kritikët më të ashpër ndaj Lulzim Bashës, por më pas diçka ndryshoi rrugës.

Mesa duket diku doli një pazar me Lulin dhe është rikthyer si një nga ?ushtarët? e dështuar të opozitës, të marrë peng nga Luli dhe familjarët e tij.

Pazarin e Besnikut me Lulin do ta tregojmë në ditët në vijim. Që mos t?i dijë të gjitha menjëherë, disa është mirë t?i mësojë edhe rrugës.

Por, duke qënë se Republika e re është në një kohë zgjedhjesh dhe po propozohen kandidatët për deputetë, i kujtojmë Besnik Mustafajt poezinë e tij me tre strofa, në lidhje me zgjedhjet, në kohën kur ka qënë nxënës dhe me dashur shkonte te kutitë e votimit, për të votuar partinë dhe diktatorin.

Ndërsa tani po me ?dashuri? do jetë komisioneri që do të seleksionojë kandidatët që do të urdhërojë Lulzim Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga