Kronika
Drogoi, përdhunoi dhe i vuri tritol banesës së 17-vjeçares/ Gjykata e Krujës lë në burg të riun

Gjykata e Krujës ka lënë në burg pa afat 23-vjeçarin Alket Brata nga Nikla, i cili akuzohet për shfrytëzimin për prostitucion të një 17-vjeçarje, nxitjen e përdorimit të lëndëve narkotike dhe vendosjen e eksplozivit në banesën e saj pas denoncimit.
Mësohet se i riu nuk ka folur në seancë, ndërsa avokati i tij Aldo Tabaku kërkoi lirimin e tij dhe vijimin e hetimeve në arrest shtëpie, pasi sipas tij klienti i tij nuk ka lidhje me abuzimin.
Avokati mohoi akuzat ndaj të riut, ndërsa tha se “thjesht ka pasur një lidhje intime me vajzën para shumë kohësh”.
Por, gjyqtarja Enkeleda Hoxha vendosi arrest me burg për të pandehurin, duke mos marë parasysh kërkesën e avokatit.