LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë do të ndodhë, kur gripi të kombinohet me Covid-19 në vjeshtë dhe dimër?

21 Korrik 2020, 06:50, Blog CNA
Çfarë do të ndodhë, kur gripi të kombinohet me

Ekspertët me optimistë, shpresuan që Covid-19 të mos i rezistonte vapës. Por tani kjo shpresë është zbehur. Virusi është përhapur shumë kohët e fundit në Iran, ku temperaturat janë aktualisht shumë të larta, dhe nuk e ka pasur problem përhapjen në Singapor, vend që ka një klimë të nxehtë dhe plot lagështi.

Por çfarë do të ndodhë me Covid-19, kur të nisin shirat dhe i ftohti në vjeshtë? Për më tepër, si do të jetë ecuria e gripit të stinës në dimër në mesin e pandemisë së Covid-19? ?Ne mund të presim një valë të re të Covid-19 në vjeshtë?- thotë virologu Ab Osterhaus nga Qendra e Kërkimit për Infeksione të Reja në Hanover të Gjermanisë.

Dhe deri atëherë, ai shpreson që autoritetet shëndetësore të jenë më të përgatitura për trajtimin e rasteve më të rënda, dhe që më shumë vende të jenë në gjendje të testojnë, gjurmojnë dhe karantinojnë të gjitha rastet e reja dhe kontaktet e tyre, dhe ta mbajnë më mirë se tani nën kontroll virusin.

Problemi i parë në vjeshtën dhe dimrin që vjen, do të jetë përcaktimi se nga çfarë virusi vuan një pacient. Gripi, Covid-19 dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes sezonale, janë praktikisht të padallueshme në bazë të simptomave, paralajmëron Barbara Rat nga Universiteti i Notinghemit.

Edhe humbja e shijes dhe aromës, që shumë njerëz e lidhin tani me Covid-19, nuk është unike. Ne kemi nevojë për më shumë teste diagnostikuese, thotë ajo, pasi ndryshimi ka rëndësi. E panjohur është ajo që bën Covid-19, në bashkëpunim me viruset e tjerë.

Çdo vjeshtë ka një seri të parashikueshme shpërthimesh virusale të frymëmarrjes. Ato nisin me rinovirusin, shkaktarin kryesor të të ftohurës së zakonshme, që shfaqet në masë çdo shtator ndërsa fëmijët e vegjël shkojnë në shkollë dhe infektojnë njeri-tjetrin.

Pastaj shfaqet një virus tjetër:virusi sinkitial i frymëmarrjes, RSV. Çdo vit, në tetor ose nëntor, ai shkakton një të ftohur me simptoma të buta tek njerëzit e të gjitha moshave, por ndonjëherë infeksione të rënda të mushkërive tek të rinjtë dhe më të moshuarit. RSV është aq i zakonshëm, sa që gati të gjithë fëmijët 2-vjçarë janë prekur tashmë prej tij.

Ai detyron shtrimin më pneumoni në spital të më shumë foshnjeve sesa çdo virus tjetër.

Në shtator 2009, pandemia e gripit të derrave duhej të kishte pushtuar të gjithë botën, Evropën nga Amerika. Por epidemia vjetore e rinovirusit e frenoi atë. Tani çështja është sesi do të përshtatet Covid-19 në mesin e viruseve të tjera.

Jo çdo virus spostohet nga tjetri, thotë Jan Mekei nga Universiteti i Kuinslendit, Australi. Ndonjëherë mund të infektoheni nga dy viruse në të njëjtën kohë. Për shembull, rasti i parë me Covid-19 që vdiq jashtë Kinës ishte një burrë 44-vjeçar në Filipine, që ishte edhe me grip

Ne nuk e dimë me siguri nëse prekja nga gripi e shton agresivitetin e Covid-19, por fakti që viktima filipinase ishte mjaft i ri në moshë është shqetësues, thotë Florian Kramer nga Shkolla e Mjekësisë Maunt Sinai në Nju Jork.

?Ne supozojmë se rezultati i bashkë-infeksionit nuk është i mirë?- shton ai. Edhe mjekët në Spitalin Tongji në Vuhan, raportuan se në janar dhe shkurt të këtij viti, shumë pacientë me Covid-19 kishin që të dyja viruset. Po në mars të këtij viti, Covid-19 e goditi Evropën kur sezoni i gripit kishte përfunduar.

Ndërsa karantina i ndaloi australianët të përhapin gripin, edhe Covid dhe e shkatërroi sezonin fillestar të gripit. Por me lehtësimin e masave këtë vjeshtë në hemisferën veriore, viruset sezonalë dhe Covid-19 do të ?përplasen? kokë më kokë.

Nëse do të ketë jë përzierje të konsiderueshme virale, optimistët shpresojnë që epidemitë e virale vjeshtës me dominancë tek fëmijët, mund ta frenojnë jo pak përhapjen e Covid-19. Por ato viruse transmetohen kryesisht nga fëmijët, ndërsa duket se Covid-19 përhapet kryesisht nga të rriturit.

Ndaj viruset thjesht mund të përhapen paralelisht, në popullata të veçanta të fëmijëve, dhe të rriturve.  Kjo mund të nënkuptojë më shumë njerëz të sëmurë në total, me rastet më të rënda që do kërkojnë një trajtim spitalor urgjent.

Ose fakti që Covid infekton një lloj tjetër qelizë nga të tjerët, mund të nënkuptojë se nuk ka ndërhyrje, duke lejuar një bashkë-infeksion me rinovirus, RSV dhe grip, duke i bërë ndoshta njerëzit të sëmuren më rëndë. ?Ne duhet të shpresojmë për më të mirën, por duhet të përgatitemi për më të keqen?- thotë Osterhaus.

Dhe kjo në thelb do të thotë të përgatitemi për gripin, pasi është i vetmi nga këto viruse për të cilët kemi një ilaç specifik anti-viral dhe një vaksinë, pavarësisht viteve të përpjekjeve intensive për të zhvilluar një vaksinë kundër RSV. Skenari më i keq, do të ishte nëse gripi i këtij viti nuk do të ishte i një lloji sezonal normal./ TheguardianPërshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga