LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Besa Shahini nuk i shkoi në gjyq/ Belind Këlliçi e paralajmëron: Nuk i ke bërë mirë llogaritë

21 Korrik 2020, 16:09, Politikë CNA
Besa Shahini nuk i shkoi në gjyq/ Belind Këlliçi e

Sot në Gjykatën Penale është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Belind Këlliçit, i cili është kallëzuar penalisht nga Ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Këlliçi deklaron në një postim në rrjetet sociale se është kënaqësi dhe krenari për të që është kallëzuar se i ka dalë në mbrojtje të rinjve dhe studentëve.

Demokrati pretendon se me këtë akt Shahini ka tentuar të intimidojë të rinjtë e FRPD-së dhe të rinjtë shqiptarë, por thekson se i ka bërë llogaritë shumë gabim.

Ai tregon se ministrja nuk u paraqit në seancë, ndërsa citon disa vargje nga poema e famshme e Fan Nolit ?Sulltani dhe kabineti?.

?Ishte seancë e pajtimit ku viktima akuzuese Besa Shahini duhet të ishte prezente në seancë, e ajo nuk zgjodhi të vinte të ballafaqohej. Me shumë kënaqësi do të doja që të vinte dhe të ballafaqoheshim me njëri-tjetrin. Kishte një zyrtar të Ministrisë së Arsimit, por me sa u bëra me dije në seancë, nuk mund ta përfaqësonte sepse nuk kishte asnjë autorizim nga Ministrja. Nuk është çudi sepse nuk i njohin rregullat e shtetit. Nuk njohin as shtet, as ligj, as parime dhe as moral.

Nëse ka bërë llogaritë se përpara ka FRESSH-in, e ka gabim, ne nuk na intimidon dot! Ne jemi FRPD, unë jam Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe ballë do të na ketë siç na ka patur në çdo shesh, në çdo protestë, përpara Parlamentit, përpara Ministrisë, përpara Kuvendit. E prisja viktimën akuzuese, ministren në ikje të Arsimit Besa Shahini sot për ballafaqim në seancë, por besoj ndjehet e turpëruar, nuk e di përse nuk u paraqit. Nuk mundet se si të mos më vinin ndër mend ndërkohë që isha në seancë, disa vargje nga poema e famshme e Nolit: ?Sulltani dhe kabineti?.

?Ti Halim që s?di këndim,
Je Vezir për arsim.
Mbylli shkollat, se na nxinë,
Me kalemn? e tradhëtisë.?

Ke tradhëtuar ministre në ikje, të rinjtë shqiptarë, studentët, maturantët dhe kjo është mënyra më e shëmtuar për të bërë karrierë politike, për të qenë një ?Rilindase?, ëannabe… Shihemi në seancën e rradhës!?, shkruan Këlliçi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga