LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrihet marrëveshja/ Opozita parlamentare voton më 23 korrik Kodin e ri Zgjedhor

21 Korrik 2020, 18:03, Politikë CNA
Arrihet marrëveshja/ Opozita parlamentare voton më 23 korrik Kodin e

Kryeministri Edi Rama, pas takimit me ambasadoren Yuri Kim ka mbledhur përfaqësues të opozitës parlamentare, për t’u kërkuar të votojnë marrëveshjen “5 Qershorit” me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Dhe  pas këtij takimi duket se akordi është arritur teksa 3 kryetarë grupesh,  Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku që kishin kushtëzuar votën e tyre tek hapja e listave kanë firmosur për të votuar pro më 23 korrik.

Marrëveshja

Duke marrë në konsideratë dhe duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë:

1- Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas standardeve më të mira të pranuara ndërkombëtarisht, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik;
2- Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve te zgjedhjet;
3- Përmbushjen e kushtit të vendosur në takimin e Këshillit Europian të datës 25 Mars 2020 për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimin e OSBE/ODHIR përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë me BE, prioriteti më madhor për ardhmërinë e vendit;
4- Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit, ku reforma zgjedhore është prioritare.

Me mirëkuptim dhe vullnet të plotë, njëkohësisht angazhohen të: Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 23 Korrik 2020, Projekt-ligjin ?Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 ?Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë?, të ndryshuar, të miratuar me votat e shumicës parlamentare në Komisionin e Ligjeve, në respektim të Marrëveshjes datë 05.06.2020 ndërmjet Partisë Socialiste, opozitës jashtëparlamentare të përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe deputetes Rudina Hajdari.
Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 30 Korrik 2020, Projekt-ligjin ?Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.8417, datë 21.10.1988 ?Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë?, të ndryshuar, miratuar me votat unanime të anëtarëve të Këshilli të Legjislacionit dhe Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut të Kuvendit në mbledhjen e Përbashkët datë 14 Korrik 2020;
Vijojnë dialogun midis grupeve parlamentare si dhe të nxisin e mbështesin dialogun midis tyre dhe opozitës jashtëparlamentare, në një proces gjithëpërfshirës me synim arritjen e një dakordësie sa më të gjerë për reflektimin në Kodin Zgjedhor të amendamenteve kushtetuese që përmenden në pikën 2 më sipër. /CNA.al

Lajmet e fundit nga