LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

5 plumba për 30 sekonda/ Del video e ekzekutimit të 39-vjeçarit në Elbasan

21 Korrik 2020, 20:08, Kronika CNA
5 plumba për 30 sekonda/ Del video e ekzekutimit të 39-vjeçarit

Publikohet videon e ekzekutimit të 39-vjeçarit Emiljano Ramazani një ditë më parë në Elbasan. Në pamjet e filmike që pa publikuar “ABC News” duket autori me kapuç që del nga një makinë e parkuar dhe ndjek automjetin e viktimës.

Ai ecën drejt tij i armatosur, ndërkohë që makina e tij zhvendoset nga një tjetër person. Pasi kryen krim gjakftohtë autori rikthehet në automjet dhe largohet nga vendngjarja. E gjithë ngjarja ndodh për 30 sekonda.

Ramazani u ekzekutua poshtë pallatit të tij. 39-vjeçari u ndoq nga autorët nga palestra për në banesë, ndërsa u qëllua teksa ishte në automjetin e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë pasi është arrestuar disa herë për trafik narkotikësh.

Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar ?Tabakane 2?, Emiliano Ramazani i njohur edhe me nofkën ?Rramani? dhe ?Ili? u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë.

Nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë 39-vjeçari pas këtij arrestimi por dihet se edhe në vitin 2017, gjatë operacionit ?Porosia e Fundit? Rramani u arrestua për të njëjtën vepër penale.

Lajmet e fundit nga