Connect with Us

30 të moshuar dhe 9 punonjës infektohen me koronavirus në azil në Prishtinë

Kosova & Rajoni

30 të moshuar dhe 9 punonjës infektohen me koronavirus në azil në Prishtinë

Publikuar

-

30 të moshuar dhe 9 punonjës infektohen me koronavirus në azil në Prishtinë

30 banorë rezidentë dhe 9 anëtarë të stafit shëndetësor të një azili në Prishtinë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndër të tjera ministria bën me dije se dy nga të infektuarit janë në gjendje më të rëndë dhe të izoluar në hapësira të veçanta, njëri prej tyre është tashmë i hospitalizuar në SHSKUK, ndërsa 27 banorët tjerë të cilët nuk kanë simptoma, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të izoluar në dhomat e Shtëpisë së të Moshuarve dhe gjithashtu, stafi janë në vetizolim në shtëpitë e tyre.

“MPMS në bashkëpunim me MSH dhe IKSHP janë duke ndërmarrë të gjitha masat që personave të moshuar t’iu ofrohet ndihma mjekësore për të gjithë ata të cilët kanë nevojë për kujdes intensiv, por gjithashtu edhe për personat tjerë rezidentë të cilët nuk janë të prekur me COVID 19. Në funksion të kësaj, MPMS në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë duke u angazhuar për të siguruar një ekip mjekësor, të cilët në mënyrë permanente do të jenë në shërbim të banorëve të Shtëpisë së Personave të Moshuar në Prishtinë, deri në tejkalimin e kësaj situate”, thuhet tutje në njoftim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Grenell: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, prioritet kryesor i administratës së Trump

Publikuar

-

Nga

Bisedimet Kosovë – Serbi/ Grenell: Le ta lëmë mënjanë politikën

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka konfirmuar mbrëmjen e sotme ardhjen e tij në Prishtinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Grenell deklaron se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovë-Serb është në prioritetet kryesore të administratës së presidentit të SHBA Donald Trump.



“Zbatimi i marrëveshjes së bërë nga Kosova dhe Serbia është një prioritet kryesor për Administratën e Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  Covid-19 “paralizon” gjyqësorin/ Infektohen tre gjyqtarë, pezullohet zhvillimi i seancave

LEXO EDHE:  Covid-19 "paralizon" gjyqësorin/ Infektohen tre gjyqtarë, pezullohet zhvillimi i seancave

Kujtojmë se një delegacion i qeverisë amerikane i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler, përfshirë Richard Grenell, do të udhëtojë në Athinë, Prishtinë, Beograd dhe Jeruzalem./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Ndërrimi i territoreve Kosovë-Serbi do hapte oreksin e grekut..” / Ngjela tregon dy emrat që propozuan idenë

Publikuar

-

Nga

“Ndërrimi i territoreve Kosovë-Serbi do hapte oreksin e grekut..” / Ngjela tregon dy emrat që propozuan idenë

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e ndërrimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Ngjelës çështja u propozua dhe u strukturua nga Hashim Thaçi dhe Federica Mogherini.

Ngjela thotë se Mogherini, aktiviste e ish Partisë Komuniste, njihet për afrimitetin me Serbinë, çka u dëshmua edhe nga qëndrimet e kryeministrit italian Masimo Dalema gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Ngjela thotë më tej se ky shkëmbim territoresh do të kishte hapur oreksin e Greqisë për të ashtuquajturën “Vorio Epir”.

Analiza e plotë

Tani ka dalë e qartë nga politika gjermane se, marrëveshja për çështjen e ndërrimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, u propozua dhe u strukturua nga Hashim Thaçi dhe Federica Mogherini.

l.
Gjithkush që e njeh politikën italiane e di se e majta e komunistëve italiane ka qenë gjithmonë aleate e Serbisë. Edhe Masimo Dalema, kryeministër italian i vitit 1999, gjatë bombardimeve të Serbisë, ishte më rezistenti kundrejt Bill Klintonit në angazhimin e NATO-s; por Klintoni e theu me dhunë. Më pas, Dalema ktheu, dhe kërkonte ndalimin e bombardimeve kundër Serbisë, por Kintoni nuk e pyeti më fare.
Një e tillë ishte edhe Mogherini, aktiviste e ish Partisë Komuniste italiane. Prandaj qenia e saj si përfaqësuese e negociatave Kosovë-Serbi, i krijoi shumë dëme çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Veç kësaj, sigurisht që gjithçka për ndërrimin e territoreve ka ardhur edhe nga prezenca e Hashim Thaçit, i cili, pikërisht për këtë fakt, do ta ketë shumë të vështirë të ardhmen e tij.



E gjithë kjo vërtitje e vjetër, e rrotulluar nëpër rrathët serbë të Esat Pashës, tani ka dështuar, por duhet të kujtohemi se, në këta rrathë, u vërtit edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, sepse edhe ky u shpreh disa herë për ndërrimin e territoreve, dhe kjo të bën të mendohesh thellë. Por, kryeministri shqiptar është mirë të bëjë apologjinë e tij, dhe jo bishtnimin në përgjigje.

ll.
Ai që e njeh mirë historinë e Shqipërisë e di mirë se i gjithë synimi serbo-grek ka qenë, jo te bllokimi i çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor, por te shpërbërja e Shqipërisë.
Të gjithë pushtuesit e territoreve shqiptarë e kanë ditur dhe e dinë, që, nëse nuk shpërbëhet Shqipëria, ata janë të munduar.
Pikërisht këtu del kjo pyetje: çfarë do t’i sillte Shqipërisë ndërrimi i territoreve, duke i dhënë Kosova Serbisë Mitrovicën?

Po, tani është e kuptueshme: menjëherë do të lindte sërish apetiti grek për atë që i thonë Vorio Epir, dhe siç duket, shenjat janë se mund të kenë pasur segmente këtu, në politikën e lartë dhe nëpër kishat ortodokse greke në Shqipëri. Duhet ta dimë se, këto kisha ortodokse sot këtu, janë dhurata të Berishës kundër veprës së Fan Nolit – ortodoksia shqiptare sot nuk e ka kishën e vet në Shqipëri, kjo aktualja është kishë greke, më saktë: agjenturë greke.

LEXO EDHE:  “Që privati të mos katandiset si shteti” / Erion Dasho ngre dyshime: Të bëhet publike numri, çmimi dhe origjina e testeve Covid

LEXO EDHE:  Katari sjell në Shqipëri 10 tonë pajisje mbrojtëse për të luftuar koronavirusin

Megjithatë, po ta shohësh me vëmendje si kronologji, pikërisht këtu doli në skenë drejtpërsëdrejti kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila me një ndërhyrje tipike të forcës gjermane në politikë, tha botërusht: nuk mund të këtë ndërrim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo hap një precedent lufte në Ballkan e më gjerë.

lll.
Sot gjithkush duhet të jetë i qartë se ndërrimi i Territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, destabilizonte të gjithë Shqipërinë, dhe rrezikonte sovranitetin e Shqipërisë, në një kohë që, as që mund të flitej më për Kosovën, sepse ajo do të mbetej si një territor i braktisur. Në fakt, tani është e qartë se kjo ka qenë një skemë e politikës ruse, por që tani ajo ka dështuar.

E gjithl kjo skemë, që nuk u realizua dot, kishte edhe në Kosovë segmentet mediatike të ofruara nga Moska dhe Beogradi. Ato janë ende aktive, por nuk kanë fare hapësirë audiencë, sepse janë ngritur kundër Shqipërisë. Janë ca gazetarë kosovarë, pabuksa dhe me familje vjetërsisht të lidhura me Beogradin, që paguhen nga Moska dhe Beogradi, por që janë të lexueshëm dhe që po diskreditohen dita-ditës.

Këta nuk mund të kenë kurrë fuqi ta mposhtin patriotizmin shqiptar në Kosovë dhe të krijojnë pështjellim panshqiptar në Ballkanin Perëndimor.
Dëgjojini se çfarë budallallëqesh historike tjerrin si gënjeshtra, të kuptoni se çfarë injorantesh janë. Turp për ta! se shqiptarët i përbuzin edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri.
Dëgjohini edhe disa hoxhallarë injorantë në Kosovë, që dallohen që nuk janë me prejardhje shqiprare, si flasin kundër historisë së Shqipërisë, dhe, veçanërisht, kundër Gergj Kastriot Skënderbeun.

Politika serbe e ka një tmerr historik Skënderbeun, dhe tani, me të paguarit e saj, në Prishtinë dhe në Tiranë, hidhen kundër figurës së tij.
Shqiptarët qeshin me përbuzje.
Por ka edhe një figurë parabolike që iu përshtatet në këtë rast: qentë kanë mijëra e mijëra vjet që i lehin hënës, kurse ajo shkëlqen me feksje dhe qesh me ta, gjithmonë në udhën e saj.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kryeministri Hoti pret të hënën delegacionin amerikan, mes tyre dhe Richard Grenell

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Hoti pret të hënën delegacionin amerikan, mes tyre dhe Richard Grenell

Kryeministri Avdulla Hoti do të presë ditën e hënë delegacionin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nxitjen e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon.

Hoti do të presë kryesuesin e delegacionit, Adam Boehler, i cili është njëherësh edhe drejtues i Korporatës Financiare Ndërkombëtare për Zhvillim (DFC) si dhe ambasadorin Richard Grenell, ky njëherësh edhe i dërguar i posaçëm i Presidentit Donald Trump për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Pjesë e delegacionit do të jetë edhe kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të departamentit të Energjisë dhe Tregtisë së SHBA-së.

LEXO EDHE:  “Që privati të mos katandiset si shteti” / Erion Dasho ngre dyshime: Të bëhet publike numri, çmimi dhe origjina e testeve Covid



Vizita e delegacionit amerikan vjen pas marrëveshjes së 4 shtatorit arritur mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe marrëveshjeve të tjera që ka arritur Izraeli me vende si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Po sikur qytetari ta ketë kuptuar sekretin…

Në politikën e brendshme, marrëveshja i ka sjellë qeverisë së kryesuar nga Hoti mjaft kontestime sidomos nga ana e opozitës./Euronews

 

LEXO TE PLOTE