Connect with Us

VIDEO/ Neymar i jashtëzakonshëm, shikoni si e turpëron shokun e skuadrës në stërvitje

Sport

VIDEO/ Neymar i jashtëzakonshëm, shikoni si e turpëron shokun e skuadrës në stërvitje

Publikuar

-

PSG ka rinisur stërvitjen për dy finalet e Kupave të Francës dhe për ndeshjen kundër Atalantës në Champions League. Stërvitja e sotme ka patur një moment shumë gazmor ndërmjet Neymarit dhe Choupo-Moting.

Ylli brazilian në lojë e sipër i ka bërë tunel bashkëlojtarit të tij. Kjo ka shkatuar të qeshura të shumta në skuadër ndërmjet Ney dhe Choupo-Moting. Ky i fundit do të largohet nga skuadra franceze në fund të këtij sezoni.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Sot duhej të fillonte Kategoria Superiore, zbulohet plani i ekipeve

Publikuar

-

Nga

Kategoria Superiore nuk tërhiqet, bojkoti do të vazhdojë. Skuadrat do të zbresin sot në orën 16:00 në fushë, por vetëm në formë simbolike. Futboll nuk do të ketë as këtë javë, ndonëse ishte parashikuar që kampionati elitar të startonte më 12 shtator. Pas një mbledhje që 10 klubet kanë zhvilluar pak ditë më parë, është rënë dakord që sot të vijohet sikur të jetë java e dytë.

Referuar këtij kalendari, në pesë fusha parashikohej që të luheshin Tirana-Teuta (“Selman Stërmasi”), Laçi-Kastrioti (Laç), Apolonia-Bylis (Fier), Skënderbeu-Vllaznia (Korçë) dhe Kukësi-Partizani (Elbasan). E megjithatë, ekipet do të dalin në fushë vetëm për protestë. Kapitenët e secilës do të lexojnë një letër, ku do shprehin vullnetin e Ligës Profesioniste për të vazhduar bojkotin deri në plotësimin e kërkesave nga qeveria.

Më pas kur të arrihet një marrëveshje, kampionati do të rinisë me javën e parë, duke respektuar në këtë mënyrë kalendarin. Kjo protestë pritet që të ketë kosto për klubet apo FSHF-në.



Skuadrave do u duhet të marrin rrugën sikur do të luanin një transfertë në kushte normale dhe ajo që do ta ndiejë më shumë ndoshta është Vllaznia, që udhëton sot deri në Korçë. Nëse do të zbatohet protokolli, logjikisht federatës do i duhet që të paguajë gjyqtarët dhe zyrtarët e 5 ndeshjeve dhe me një llogari të thjeshtë fatura shkon në afro 12.5 milionë lekë të vjetër.

Edhe pse skuadrat do të zbarkojnë formalisht në terrenet e 5 stadiumeve shqiptare, në kushte të tjera duhet të kenë kryer edhe federimet e futbollistëve. Gjë që duket e vështirë të jetë bërë, në një kohë që edhe merkatoja e verës mbyllet më 2 tetor.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Dikur ishte e ardhmja e kombëtares shqiptare, ja ç’ka ndodhur sot Ergys Kaçen

Publikuar

-

Nga

Ergys Kaçe nuk e ka një skuadër aktualisht dhe po kërkon për shtëpinë e re në të cilët do të vazhdojë që të jetë pjesë për sezonet e ardhshme. Mesfushori shqiptar është 27-vjeç dhe karriera e tij nuk mund të quhet e përfunduar në këtë pikë, madje duhej të mbërrinte në kulmin e saj.

Për të është folur në të kaluarën edhe një mbërritje në Gjermani. Zyrtarizimi nuk erdhi kurrë pavarësisht fjalëve të menaxherit të Kaçes, ndërsa futbollisti shqiptar po kërkon një rikthim si në kohën e vjetër.



Pikërisht në skuadrën e Panathinaikosi, atje ku pati një ri shkëlqim në sezonin 2018-19, për t’u kthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe për të vendosur karrierën në drejtimin e duhur.

Nga ana tjetër edhe te skuadra e njohur greke janë duke kërkuar një mesfushor, por në këtë moment mundësia për të marrë Kaçen e shohin disi më stepje. Në mediat greke raportohet se mesfushori është duke e kërkuar këtë aventurë të re dhe priten zhvillime në këto ditë të ardhshme.

LEXO TE PLOTE

Sport

U dënua me 4 vite burg, presidenti i Besëlidhjes: S’trembem nga mushkonjat, pres të zë vendin e Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Me një vendim të Gjykatës së Lezhës, presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka, është dënuar ditën e enjte me 4 vjet burg. Dhe një skuadër futbolli normalisht shqetësohet kur i dënohet presidenti, por Nokës nuk i bën aspak përshtypje ajo që ka ndodhur.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai thekson se nuk trembet nga mushkonjat dhe thotë gjithashtu se Besëlidhja po pret të marrë vendin e Skënderbeut në Superiore.

“Besëlidhja nuk tronditet dhe Gjok Noka nuk trembet prej mushkonjave. Besëlidhja vijon stërvitjen e qetë dhe e sigurt, me punën e stafit dhe lojtarëve jam mjaft i kënaqur.



Ne po presim me padurim të zëmë vendin e Skënderbeut, pasi kjo është e qartë në rregullore. Jemi të çuditur pse po vonohet kaq shumë zbardhja e vendimit. Besëlidhja po stërvitet për nivelin superior, ndaj jemi mjaft të qetë.

Më shqetëson vetëm vonesa e ekzekutimit të vendimit për Skënderbeun, jo mushkonjat, siç e theksova më lart. Gjithçka vazhdon normalisht ne klub”. Ky ishte reagimi i presidentit Noka pas dënimit të tij.

LEXO TE PLOTE