LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video ekskluzive/ Si gënjeu Gjergji Thimio për rrahjen nga kunati i Niko Peleshit

20 Korrik 2020, 10:32, Politikë CNA
Video ekskluzive/ Si gënjeu Gjergji Thimio për rrahjen nga kunati i

Në media sot ka qarkulluar një foto e koleksionistit Gjergji Thimio i cili duket i gjakosur tek hundët.

Pas publikimit të kësaj fotoje, ka pasur shumë reagime nga politika, ndërsa shumë personazhe kanë thënë se kunati i Niko Peleshit e ka goditur Gjergji Thimion, pas denoncimeve që ka bërë kundër kryeministrit Edi Rama, në lidhje me një dënim në Francë, sipas tij, për vjedhje ikonash.

Gjithësesi denoncimet e Gjergji Thimios për trafik ikonash, etj, janë një histori tjetër, por CNA.al bëri disa verifikime, nga të cilat Zoti Thimio, më shumë sesa një denoncues apo një person i dhunuar,  duket se bën kallëzime të reme dhe gënjen opinionin publik për të qënë pjesë e tregut mediatik, apo për të përfituar ndoshta nesër politikisht.

Një burim zyrtar nga policia i tha CNA.al se është e disata herë që Thimio bën këllëzime dhe denoncime të rreme. Pa e prekur askush, pa pasur asnjë rrahje, provokon, shan dhe gënjen njerëz të tjerë, ushtron presion dhe pastaj kruan hundët për t?i gjakosur, bën dhe foto, e del e akuzon se e kanë rrahur apo goditur.

Por, sot mesa duket është teknologjia që e nxjerr zbuluar Gjergji Thimion. Këtë herë CNA.al ka mundur të sigurojë një video, sepse në Pazarin e Korçës, kudo që të vërtitesh baret dhe kafetë kanë kamera.

Në kamera duket mjaft qartë që Olti Tele kalon me makinë dhe ndalon të parkojë.  Gjergji Thimio del përpara, debaton, porn ë 3.3 minuta që është e gjithë ngjarja nuk ka asnjë moment që të preken me dorë me njëri-tjetrin. Përkundrazi, duket qartë se Olti Tele futet në makinë, del, ngre dhe një penguese në rrugë dhe largohet qetësisht.

Në asnjë moment nuk duket të përplaset ta godasë Gjergji Thimion. Përkundrazi, kamera tregon qartë sesi Gjergji Thimio vërtitet rreth makinës së tij duke e provokuar, duket se shtetasi Olti Tele nuk bie pre e provokimit, hipën në mjet dhe largohet dhe shmang totalisht përplasjen.

Më pas publikohet një foto, ku duket i gjakosur Gjergji Thimio, ndërsa në sfond duket makina e kunatit të Niko Peleshit, i cili quhet Olti Tele.

Në qoftë se ha një grusht në hundë apo goditesh, kamerat do ta tregonin, pasi ka një konflikt fizik dhe Gjergji Thimio nuk është ndonjë 30 kg, dhe nuk kthen dot dorë.

Kështu që kamera e tregon qartë se nuk ka as përplasje fizike, as goditje dhe as rrahje.

Video është e plotë, dhe tregon se Gjergji Thimio inskenon, gënjen publikisht, dhe minimalisht ka bërë një kalëzim të rremë në polici. Gjithçka duket qartë.

Nga ana tjetër, kush mund ta besojë se kunati i Niko Peleshit do të godasë Gjergji Thimion, sepse ky i fundit denoncoi Edi Ramën, në lidhje me dënimin për vjedhje ikonash në Francë.

E di gjithë Korça dhe mjafton të shkosh tek lokali i Oltit dhe ta kuptosh se nuk ia ndien shumë për çështjet politike, ndërsa Thimio duket se e ka çështje personale me kryeministrin dhe mund ta sulmojë sa të dojë, por të thuash se është goditur nga Olti për Edi Ramën, këto nuk i beson më as Lulzim Basha.

Video tregon qartë këtë skenar të turpshëm, i cili i është shitur opinionin publik si dhunë ndaj Gjergji Thimios. Ku në fakt duket qartë se nuk ka as përplasje, as konflikt fizik, as dhunë, por është vetëm një makinë me Gjergji Thimion vërdallë, duke bërë foto e video dhe duke kruajtur hundën për t?u gjakosur./ CNA.al

 

Tha se Rama është dënuar për vjedhje ikonash në Paris/ Dhunohet barbarisht Gjergji Thimio

Lajmet e fundit nga