LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si evoluojnë viruset, dhe çfarë mund të ndodhë me Covid-19?

20 Korrik 2020, 06:43, Blog CNA
Si evoluojnë viruset, dhe çfarë mund të ndodhë me

Rastet e pazakonta të pneumonisë, nisën të shfaqen mesin e dimrit në Kinë. Shkaku, do ta mësonin studiuesit më vonë, ishte një koronavirus i ri për shkencën. Në mars , infeksioni filloi të përhapet në vendet e tjera aziatike dhe jashtë saj.

Njerëzit po vdisnin në masë, dhe Organizata Botërore e Shëndetit dha alarmin global. Por ishte viti 2003, dhe jo 2020-a, dhe sëmundja ishte SARS, dhe jo Covid-19. Deri në qershor 2003, epidemia gati ishte zhdukur, me vetëm 8.098 infeksione të konfirmuara dhe 774 vdekje në mbarë botën.

Asnjë rast me SARS nuk është raportuar që nga viti 2004. Ai virus, kontraston shumë me koronavirusin e ri që shkakton sot Covid-19: më shumë se 13.6 milionë raste të konfirmuara deri në 16 korrik, me më shumë se 585.000 të vdekur. Por pse SARS-i u zhduk ndërsa koronavirusi i sotëm vazhdon të përhapet?

Pse të dy këto koronaviruse kaluan tek njerëzit nga bartësit e tyre origjinale, lakuriqët e natës? Dhe pyetja po aq jetike sa 2 të parat: Çfarë do të ndodhë më pas? Ndërsa përballemi me pandeminë aktuale, do të jetë e rëndësishme të kuptojmë se si SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, ka të ngjarë të evoluojë në muajt dhe vitet e ardhshme.

Ka gjasa që ai ta humbasë tiparin e tij vdekjeprurës. Mund të përfundojë si një virus i radhës që shkakton të ftohurën e zakonshme, siç mund të ketë ndodhur me një koronavirus tjetër në të kaluarën. Por mund të vijojë të mbetet një kërcënim serioz, apo ndoshta edhe të evoluojë të bëhet më vdekjeprurës.

Rezultati varet nga bashkëveprimi kompleks dhe nganjëherë delikat i forcave ekologjike dhe evolucionare, që përcaktojnë se si viruset dhe bartësit e tyre reagojnë ndaj njëri-tjetrit. ?Kur flitet për evolucionin, nuk mund të bësh asnjëherë përgjithësime?- thotë Eduard Holms, virolog evolucionar në Universitetin e Sidneit, Australi.

?Çdo gjë varet tërësisht nga nuanca biologjike e situatës?- thekson ai. Që të kenë sukses në përhapje, viruset duhet të përshtaten shumë me bartësit e tyre. Që të hyjë në një qelizë pritëse, një molekulë në sipërfaqen e virusit, duhet të përputhet me një receptor në pjesën e jashtme të qelizës, si çelësi që futet në një bravë.

Pasi të jetë brenda qelizës, virusi duhet të shmangë mbrojtjen imune të qelizës, dhe më pas të komandojë pjesët e duhura biokimimike të bartësit për të prodhuar viruse të reja. Një ose të gjithë këta faktorë ka të ngjarë të ndryshojnë nga një specie bartëse në tjetrën, prandaj viruset do të duhet të ndryshojnë gjenetikisht, pra të evoluojnë, në mënyrë që të shumohen në një specie të re.

Kalimi nga një specie në tjetër përfshin 2 faza, edhe pse ato mund t?i mbivendosen njëra-tjetrës. Së pari, duhet që virusi të jetë në gjendje të pushtojë qelizat e reja të bartësit të ri. Dhe për tu bërë të aftë të shkaktojë epidemi, virusi gjithashtu duhet të bëhet infektiv, pra i transmetueshëm midis individëve.

Dhe SARS-CoV-2 i tregon qartë këto dy faza. Krahasuar me virusin që gjendet tek lakuriqët e natës, të dy viruset që infektojnë njerëzit, dhe një tjetër që gjendet tek pangolina, përmbajnë një mutacion që ndryshon formën e ?proteinës? në sipërfaqe.

Mutacioni është bërë më i zakonshëm me vazhdimin e pandemisë së Covid-19, çka sugjeron – por nuk dëshmon – që e bën virusin më infektues edhe në botën reale. Një mutacion i kohëve të fundit në proteinën e jashtme të SARS-CoV-2, e ka bërë atë më të fortë, dhe kjo forcë e shtuar e bën virusin më infektiv.

Ishte fati ynë i keq që SARS-CoV-2 u përshtat me sukses. Nga rreth 220-250 viruse që dihet se infektojnë njerëzit, vetëm rreth gjysma janë të transmetueshme nga një person tek tjetri, thotë Xhema Geogegan, virologe në Universitetin e Otagos në Zelandën e Re.

Një teori popullore, e mbështetur nga disa ekspertë, thotë se viruset shpesh nisin të dëmtojnë bartësit e tyre, por evoluojnë drejt një bashkëjetese më beninje me të. ?Unë besoj se viruset kanë prirjen të bëhen më pak patogjene?-thotë Bartram Fillding, koronavirolog në Universitetin e Kepit Perëndimor, në Afrikën e Jugut.

Nëse SARS-CoV-2 mund të përhapet më shpejt duke vrarë ose dëmtuar më pak personat që infekton, ne mund të presim që me kalimin e kohës, ai të bëhet më pak i dëmshëm, ose siç shprehen virologët më pak virulent. Ky lloj evolucioni, mund të jetë pikërisht ai që ndodhi më shumë se një shekull më parë një prej koronavirusëve të tjerë, i njohur si OC43, sugjeron Fillding.

Fillding dhe disa të tjerë mendojnë se ky virus ishte shkaktar i një pandemie globale, që zakonisht i atribuohet gripit, që nisi në vitin 1890, dhe që vrau më shumë se 1 milion njerëz në të gjithë botën, përfshirë nipin dhe trashëgimtarin e Mbretëreshës Viktoria në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë pandemitë e gripit, kanë prirje të zbehen edhe për një arsye tjetër, e cila ofron më shumë shpresë në rastin tonë: Një pjesë e mirë e popullsisë bëhet imune, dhe ngadalëson përhapjen e virusit. Virusi i gripit H1N1, që shkaktoi pandeminë e vitit 1918, ishte virusi kryesor i gripit deri në vitet 1950, dhe pasardhësit e tij qarkullojnë ende në popullatën njerëzore.

Të rrezikshëm në vitet 1918-1920, e bëri fakti që ishte një virus i ri, dhe njerëzit kishin pak imunitet ndaj tij. Kur një pjesë e madhe e popullsisë u ekspozua ndaj tij dhe zhvilloi imunitet, pandemia u dobësua, edhe pse virusi vazhdoi të kishte një nivel më të ulët infeksioneve, madje deri në ditët tona./ knowablemagazine.orgPërshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga