LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rudina Hajdari sfidon publikisht Bashën/ Nuk ka rrugë tjetër, unë do të dal nga ajo tryezë vetëm me...

20 Korrik 2020, 06:51, Politikë CNA
Rudina Hajdari sfidon publikisht Bashën/ Nuk ka rrugë tjetër,

Deputetja Rudina Hajdari ka sfiduar publikisht opozitën jashtëparlamentare, në lidhje me ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave.

Në një intervistë për A2 CNN, deputetja Hajdari theksoi se ajo nuk do të dalë nga tryeza e Këshillit Politik, pa arritur hapjen e listave, e cila sipas saj kërkohet nga 80% e qytetarëve.

Po ashtu ajo tha se edhe nga ana e opozitës parlamentare, ka një qëndrim të njësuar sa i takon kërkesës për hapjen e listave.

?Nëse duan t?i pengojnë ndryshimet kushtetuese e kanë kot. Opozita jashtëparlamentare duhet të kuptojë se listat e hapura i do 80%. Nëse mendojnë ti bëjnë fre, unë iu them se kjo nuk është tryeza e duhur. Unë do të dal nga kjo tryezë vetëm me një reformë zgjedhore, me lista të hapura.

Ndryshimet do aprovohen, nuk ka rrugë tjetër. Ne si opozitë parlamentare i kemi votat dhe kemi qëndrim unison për listat e hapura?-tha ndër të tjera deputetja Hajdari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga