LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritet numri i viktimave/ Humb jetën pacienti nga Tirana

20 Korrik 2020, 14:12, Lifestyle CNA
Rritet numri i viktimave/ Humb jetën pacienti nga Tirana

Humb jetën një tjetër person i infektuar me koronavirus në vendin tonë.

Eugena Tomini, përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, bën me dije se ka humbur betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 ?Shefqet Ndroqi?, një 80 vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga shumë sëmundje.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë, situata epidemiologjike vijon të paraqitet serioze. Gjatë javës që lamë pas, kishim një trend në rritje të rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, me një mesatare javore rreth 90 raste.  Një trend në rritje janë edhe rastet që janë shtruar në spital apo që kanë kërkuar trajtim në terapi intensive.

Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi do të vijojë transmetimin e tij nëse qytetarët nuk ndërgjegjësohen për të respektuar rregullat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin social, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e miratuara./ CNA.al

Lajmet e fundit nga