Connect with Us

Pandemia në SHBA/ Bizneset e vogla nuk përfitojnë kompensime nga sigurimet

Bota

Pandemia në SHBA/ Bizneset e vogla nuk përfitojnë kompensime nga sigurimet

Publikuar

-

Pandemia në SHBA/ Bizneset e vogla nuk përfitojnë kompensime nga sigurimet

Pasi mijëra biznese u detyruan të mbyllen në përputhje me urdhrat për izolim për të penguar përhapjen e pandemisë, shumë prej këtyre bizneseve menduan se ky ishte momenti i përshtatshëm për të paraqitur kërkesë për pagesë nga siguracionet për ndërprerjen e biznesit. Por pagesat mund të mos sigurohen lehtë, pasi në 2002 industria e siguracioneve pësoi ndryshime gjatë periudhës së SARS-it. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Valentina Vasileva ka biseduar me biznesmenë të goditur nga pandemia dhe me agjenci sigurimesh për të marrë mendimet e tyre në këtë situatë të jashtëzakonshme:

Restorantet janë udhëzuar të krijojnë distancë fizike mes tavolinave për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Në një restorant në Uashington, pronari tregon se përdor modelin ‘një po, një jo’ për të ulur klientët. Në bar ulen vetëm katër klientë, në vend të kapacitetit të plotë prej 20 vetësh. Restorantet në Uashington mund të operojnë vetëm me 50% kapacitet në mjedise të brendshme. Kjo nënkupton shkurtimin prej 50% ose më shumë të xhiros, pas periudhës së mbylljes së plotë mars-qershor.

“Pushuam disa punonjës, pezulluam disa të tjerë pa pagë, pasi arritën të sigurojnë asistencë papunësie. Tani thuajse të gjithë janë kthyer,” thotë pronari i restorantit “Medium Rare”.

Pronari i restorantit “Medium Rare” thotë se pandemia i ka kushtuar qindra mijëra dollar. Në përpjekje për të zbutur dëmin, ai kontaktoi kompaninë e sigurimeve me shpresën se do të siguronte 25 mijë dollarë për situata kritike.

“…si shumë pronarë të tjerë restorantesh, ne paraqitëm kërkesë duke argumentuar se rrethana të pakontrollueshme na detyruan të mbyllim biznesin dhe se kërkojmë kompensim për shitjet dhe fitimet e humbura, në përputhje me kushtet e sigurimeve që paguanim. Shumë shpejt na kthyen përgjigje se “po kundërshtonin kërkesën tone pasi pandemia nuk përfshihet në rrethanat për të cilat ofrohet kompensim,” thotë zoti Bucher.

LEXO EDHE:  Dokumentet/ Zbulohet kontrata e Bashës me kompaninë që lobon në SHBA, për diktatorin e mbështetur nga Rusët

Kompanitë e sigurimeve ndryshuan politikat pas pandemisë së SARS-it gjatë 2002-2003, kur këto kompani u detyruan të paguajnë kompensime prej miliona dollarësh.

Disa kompani e shprehën qartë ndryshimin në dokumentacionin e tyre, të tjerat ishin më enigmatike në mënyrën si e përshkruanin ndryshimin. Ekspertë të pavarur thonë se çdo gjë varet nga mënyra si e interpreton kontratën:

“Dallimi qëndron këtu: nëse kërkojnë mbulimin e kostove për humbje fizike, nuk do t’u ecë. Por politika nuk duhet të vërë si parakusht humbje fizike që të quhet e vlefshme. Disa biznese, megjithëse nuk kanë humbje fizike po bëjnë gjithsesi kërkesë duke pretenduar se kanë pasur humbje fizike,” thotë juristi Allan Poteshman.

Kompanitë e sigurimeve thonë se kushtet e reja nuk u shtuan për të mos paguar klientët, por sepse kjo industri do ta kishte të pamundur të mbijetonte me pagesa të tilla.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë ndonjëherë një goditje të tillë shkatërrimtare. Uragani Katrina u kushtoi kompanive të sigurimeve 54 miliardë dollarë. Pandemia e COVID-it, sipas Shoqatës Amerikane për Sigurimin e Pronave ka sjellë humbje prej 250-430 miliardë dollarë në muaj vetëm për bizneset e vogla. Kjo shumë paraqet më shumë se gjysmën e totalit që kanë kompanitë e sigurimeve për të mbuluar humbje në të ardhmen.

“Nëse pandemia përmedet specifikisht në kontratë, numri i aplikimeve do të ishte aq i madh sa që do të tejkalonte shumat që mund të paguajnë kompanitë e sigurimeve,” thotë pronari i një kompanie sigurimesh.

Kompanitë e sigurimeve thonë se në kushtet e sotme, qeveria duhet të mbështesë me fonde biznesin e vogël. Por pronarët e bizneseve të vogla këmbëngulin se qeveria duhet të ndryshojë ligjet që t’ua bëjë të pamundur kompanive të sigurimeve të shmangin përgjegjësinë për pagesa në rrethana të jashtëzakonshme, si rasti i pandemive./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Uragani Sally kërcënon shtetet jugore të SHBA-së

Publikuar

-

Nga

Uragani Sally kërcënon shtetet jugore të SHBA-së

Një uragan i sapoformuar ndodhet në drejtim të bregdetit të SHBA-së dhe kërcënon disa shtete të jugut, përfshirë Floridën, Misisipin dhe Alabamën.

Stuhia tropikale Sally u shpall uragan të hënën, ndërsa pritet të zbarkojë të martën.

Zyrtarët thanë se uragani do të sjellë deri në 30 centimetra shi dhe erëra deri në 135 kilometra në orë në disa zona.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, shteti i të cilit është ende duke u rimëkëmbur nga uragani i muajit të kaluar Laura, kërkoi nga banorët që “të jenë të zgjuar dhe të sigurt”.



Alabama dhe Misisipi shpallën gjendje të jashtëzakonshme, derisa janë në pritje të uraganit, i cili ndodhet rreth 175 milje në juglindje të Billoksit në Misisipi.

LEXO EDHE:  Koronavirusi do të kthehet në vjeshtë?/ Përgjigjet Specialisti i Shëndetit Publik

LEXO EDHE:  Koronavirusi do të kthehet në vjeshtë?/ Përgjigjet Specialisti i Shëndetit Publik

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se uragani ka ndryshuar drejtim dhe nuk pritet të godasë drejtpërdrejt Luizianën, por gjithsesi mund të shkaktojë valë, që mund të çojnë në përmbytje të mëdha.

Të hënën, gati 80,000 shtëpi në Luiziana kanë qenë pa energji elektrike si rezultat i uraganit Laura, i cili ka goditur tri javë më parë.

Përveç Sallyt, janë edhe katër stuhi të tjera tropikale – Paulette, Rene, Teddy dhe Vicky – që janë duke u vërtitur në pellgun e Oqeanit Atlantik./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Franca konfirmon se Navalny “është helmuar me Noviçok”

Publikuar

-

Nga

Franca konfirmon se Navalny “është helmuar me Noviçok”

Presidenca e Francës konfirmoi të hënën se analizat e bëra në këtë shtet kanë arritur në përfundimin se udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, është helmuar me agjentin nervor Noviçok.

Kjo është “në kundërshtim me normat ndërkombëtare për përdorimin e armëve kimike”, thuhet në reagimin e Pallatit Elysee.

Sipas të njëjtit, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, që urgjentisht të ndriçojë “rrethanat e kësaj vrasjeje në tentativë” dhe “të gjejë përgjegjësit”.

Më herët, Gjermania tha se analizat e pavarura të laboratorëve në Francë dhe Suedi kanë konfirmuar se ka prova se kritiku i Kremlinit është helmuar me Noviçok.

“Ne e përsërisim thirrjen që Rusia të tregojë se çfarë ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë evropianë për hapat e mëtejshëm”, tha përmes një deklarate Qeveria gjermane.

Navalny është sëmurë papritmas gjatë një fluturimi brenda Rusisë, më 20 gusht.



Disa ditë më vonë është dërguar në mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij.

LEXO EDHE:  BE dhe SHBA “zbarkojnë” në zyrën e Olsian Çelës/ Zbardhet takimi me Sorecën dhe Moses-Ones

LEXO EDHE:  "Ndryshimet në Kodin Penal/ Hajdari video-konferencë me ambasadoren Kim: Cënojnë Kushtetutën

Ka ditë që ekspertët gjermanë kanë konstatuar se Navalny është helmuar me Noviçok, por autoritetet ruse kanë refuzuar të nisin hetime, duke thënë se nuk ka prova të fuqishme për helmim.

Më 9 shtator, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se ka shumë mundësi që helmimi është urdhëruar nga zyrtarë të lartë në Moskë.

Ekipi i Navalnyt, të afërmit e tij dhe të tjerë gjithashtu besojnë se autoritetet ruse qëndrojnë pas helmimit. Kremlini i ka mohuar fuqishëm akuzat.

Spitali Charite në Berlin, ku po trajtohet Navalny, tha të hënën se gjendja e tij është duke u përmirësuar dhe se ai “mund të ngrihet tani nga shtrati”./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Katër viktima në 24 orë/ Bie ndjeshëm numri i të infektuarve në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Katër viktima në 24 orë/ Bie numri i të infektuarve në Kosovë

Bie numri i infektimeve nga  koronavirusi në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se kanë humbur jetën katër pacientë të infektuar, si dhe janë regjistruar 55 raste të reja.



Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 150 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.585 raste./CNA.al

LEXO TE PLOTE