LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ndarja në “xhaketa të vjetra” e “tanga të reja”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar: Pse PD nuk ka pse “bashkohet”

20 Korrik 2020, 07:17, Kronika CNA
“Ndarja në “xhaketa të vjetra” e “tanga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ndërsa komenton zërat për një ?bashkim? të Partisë Demokratike, thekson se kjo nuk mund të ndodhë dhe as nuk ka pse të ndodhë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri rendit arsyet se pse mendon se PD nuk mund të bashkohet, pasi sipas tij ajo tashmë është e ndarë në dy pjesë të papërputhshme.

?Partia Demokratike as duhet ?te bashkohet? dhe as nuk ka pse ?bashkohet?!

Fryma percarese e ?pastrimit? te PD nga Basha dhe ekipi i tij i afert, e nisur qe ne vitin 2014 tashme ka pushtuar ate cfare ka mbetur! Ndarja ne ?xhaketa te vjetra? e ?tanga te reja?, ?te vuajtur te qeverisjes? se PD dhe ?perfitues te pushtetit?, e ka care Partine Demokratike ne dy pjese te paperputhshme me njera-tjetren!

Ngritja ne piedestal e ?njeriut te thjeshte? perkunder ?elites se korruptuar? e ben te pamundur bashkimin e PD ne kushtet qe ndodhet!

?Te rinjte? ku ben pjese edhe nje grup qe zvarritet ne parti prej dekadash ne servilizem qorr, kane humbur 3 beteja elektorale, por jane pikerisht me te zellshmit qe bertasin ?fitore? ne 2021! Njerez te ardhur nga hici, sillen si ?zot shtepie? aty ku kane rene tjegullat e traret! Per ta ka rendesi qe ?udheheqesi te marre nga ditet e tyre?! Nje servilizem banal qe te kujton vitet e fundit te komunizmit te udhehequr nga Pali Miska e Lenka Cuko!
Ne PD nuk flet me askush per debat, gare, histori apo model qeverisjeje! Gjysma bertasin ?rrofte shoku Ramiz?, ndersa gjysma tjeter qendron indiferente ndaj ketij teatri te shemtuar komunist!?-shkruan Kulluri.

Më tej, ai thekson se ?Republika e re e ?klases se shtypur? qe rrezoi ?klasen sunduese? vazhdon papushim te hape e mbylle partine virtualisht, pasi askush nuk ka ndermend te kthehet ne ate ?muze politik?!

Sipas Kullurit, kjo klime ultra e majte nuk mund dhe nuk duhet te kete nje debat banal te ketij lloji.

Gjithashtu ai thekson se çdo bashkim do të ishte një Pazar i rëndomtë.

?Cdo bashkim mekanik individesh do ishte nje pazar i rendomte i padenje per tu quajtur ?akt politik?! E djathta s?mund te jete alternative pushteti duke u sjelle si e majte ekstreme!
Ndaj Lulzim, vazhdo ne rrugen tende te betejave me ?mullinjte me ere?!?-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga