LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mungon vetëm firma, Junajtid arrin akordin me yllin e Bundesligës

20 Korrik 2020, 10:38, Sport CNA
Mungon vetëm firma, Junajtid arrin akordin me yllin e Bundesligës

Xhejdon Sanço është shumë pranë largimit nga Gjermania. Sipas ?The Sun?, lojtari anglez dhe Mançester Junajtid kanë arritur një marrëveshje midis tyre dhe pritet vetëm aprovimi i klubit të Dortmundit.

?Djajtë e kuq? janë gati të paguajnë 110 milionë euro për të marrë shërbimet e 19-vjeçarit, edhe pse Borusia ka kërkuar 130 milionë.

Klubi anglez pritet të fusë në marrëveshje edhe një lojtar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat. ?Bild? shkruan se lajmet që qarkullojnë në mediat angleze janë të vërteta dhe se Sanço mund të jetë i Junajtidit në sezonin e ardhshëm duke u dhënë lamtumirë verdhezinjve pas dy sezoneve në Gjermani.

Lajmet e fundit nga