LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta "shpëton pa u lagur"/ Miratohet raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor

20 Korrik 2020, 11:47, Politikë CNA
Meta "shpëton pa u lagur"/ Miratohet raporti përfundimtar i

Komisioni i Ligjeve miraton raportin përfundimtar për presidentin Ilir Meta.

Mësohet se raporti është miratuar me 6 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Në raport thuhet se shkeljet nuk konsiderohen të mjaftueshme për shkarkimin e Presidentit.

?Shkeljet e kryera nga Presidenti i Republikës në formën e veprimeve ose mosveprimeve nuk konsiderohen të mjaftueshme për propozimin seancës plenare për shkarkimin e Presidentit. Komisioni hetimor i sugjeron dhe i rekomandon Kuvendit të Shqipërisë këto zgjidhje? rishikim të dispozitave kushtetuese për të qartësuar pozitat e presidenti, një ligj organik për presidentin. Në kuadër të ligjeve të reja të reformës në drejtësi ka qenë dhe një ligj organik për Presidentin i Republikës po u tërhoq nga procedura sepse nuk qartësonte kompetencat e Presidentit por merrej me privilegjet presidenciale”, tha kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, duke cituar raportin.

Tashmë pritet që çështja e presidentit të shkojë edhe njëherë në Kuvend për votim. Kujtojmë se raporti u kundërshtua me forcë nga socialisti Bashkim fino./ CNA.al

Lajmet e fundit nga