LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mblidhet Këshilli Politik/ I pranishëm edhe Rama

20 Korrik 2020, 09:10, Politikë CNA
Mblidhet Këshilli Politik/ I pranishëm edhe Rama

Vetëm pak minuta më parë është mbledhur Këshilli Politik, ku pritet të diskutohet për hapjen e listave dhe koalicionet.

Mësohet se në Pallatin e Kogreseve ku po mbahet takimi, ka shkuar edhe kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu në takim janë prezentë edhe përfaqësuesi i kryetarit të Repulikës së Re Lulzim Basha, Gazment Bardhi dhe 4 anëtarët e Këshillit Politik.

Mbajtja e këtij takimi u kërkua nga presidenti Ilir Meta pas takimit me ekspertin e zgjedhjeve Kristaq Kume dhe nga Basha.

Palët politike ranë dakord të ulen sërish në tryezë për të diskutuar për këto dy çështje që kanë ngjallur debat, ndërkohë që opozita ka kërkuar miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit pa humbur kohë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga