LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luhen fatet e sezonit/ Devolli shkresë zyrtare FSHF-së, kërkon gjyqtarë të huaj ndaj Elbasanit

20 Korrik 2020, 16:59, Sport CNA
Luhen fatet e sezonit/ Devolli shkresë zyrtare FSHF-së, kërkon

Klubi i Devollit, që militon në Kategorinë e Parë, po kalon një moment tepër të vështirë në këtë fund sezon, teksa rrezikon rënien në Kategorinë e Dytë, pavarësisht startit fantastik në fillim të kampionatit. Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare, klubi juglindor bën me dije, se ka pasur një mbledhje të bortit drejtues, teksa u arrit në konkluzionin që skuadra është dëmtuar hapur nga një gjykim skandaloz dhe i njëanshëm.

Nisur nga ky fakt, drejtuesit devollinj, nëpërmjet një shkrese zyrtari i kanë kërkuar FSHF-së që të caktojë një arbitër të huaj në përballjen ndaj Elbasanit që do të jetë vendimtare për sa i përket fatit të sezonit. Gjithashtu ata kanë kërkuar që ndeshja të transmetohet edhe nga RTSH, raporton CNA.al.

JA REAGIMI I PLOTË:

Sapo ka mbaruar mbledhja e bordit drejtues te ekipit te DEVOLLIT,ne te cilen kane mare pjese Kryetari I Bashkise,donatori I ekipit dhe stafi drejtues.Duke mare shkas nga ndodhite e fundit qe ka hasur ekipi jone ,I cili eshte demtuar hapur nga nje gjykim skandaloz dhe tendencioz I njepasnjeshem ne disa ndeshje me radhe, u vendos qe nepermjet nje shkrese zyrtare ti kerkojme Federates Shqiptare te Futbollit qe te caktoje nje arbiter te huaj ne ndeshjen me te rendesishme te sezonit qe luhet kete fundjave ne Elbasan.

Kemi besim te plote ne organet drejtuese te futbollit ne Shqiperi ndaj e shikojme si te vetmin shans qe maskarada dhe tendenca karshi ekipit tone te ndaloje njehere e mire dhe fatet tona ti vendosim vete ne fushen e lojes dhe jo te paracaktuara nga konjuktura dhe klane te fshehta ne demin tone.Nepermjet nje shkrese zyrtare do ti drejtohemi dhe RTSH,duke ju lutur per trasmetimin live te ndeshjes ne Elbasan Arena ne menyre qe te mbrohemi me opinionin e publikut per padrejtesite qe na kanosen.Jemi ekip I nje qyteti periferik te Shqiperise por buxheti yne e kalon vleren prej 200 milion lekesh te vjetra ne vit. Jemi korrekt me pagesat dhe me kushtet e futbollisteve, por po na demton ndershmeria jone dhe mosdeshira per te vepruar mbrapa shpine ne dem te fubollit real.MJAFT!!!

Nuk mund te lejojme me qe ekipe me problematika te theksuara te tallen me djersen tone duke kontaktuar fshehur arbitra si Laver Alla,Olsid Ferataj dhe se fundmi Kridens Meta,te cilet pervecse veprimeve tendencioze ne fushe kunder nesh arijne deri ne piken sa provokojne futbollistet tane per ti nxjerre nga perqendrimi I ndeshjes ne menyre qe te cojne misionin e tyre deri ne fund.

I lutemi me besimin e plote Presidentit Ardmando Duka,sekretarit te pergjitheshem Ilir Shulku,shefit te sektrorit te garave Marjus Sulejmani dhe shefit te departamentit te arbitrimint Sokol Jareci te marin parasysh kerkesen tone duke vene ne dispozicion nje arbiter te huaj dhe premtojme se ne rast se nuk e meritojme te fitojme ndeshjen do urojme kundershtarin dhe do shohim pune tone per vitin e ardhshem.

Shpresojme ne mirekuptimin tuaj!Ju Faleminderit!

Lajmet e fundit nga