Connect with Us

Kosova regjistron shifra të larta/ Infektohen 142 persona në 24 orë

Kosova & Rajoni

Kosova regjistron shifra të larta/ Infektohen 142 persona në 24 orë

Publikuar

-

Gjatë 24 orëve të fundit nga 485 testime, 142 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë.

Mësohet se në total numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 5 mijë e 877.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, tha në një deklaratë për shtyp se nga dje janë shëruar edhe 101 persona, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 139.

LEXO EDHE:  “Nuk do rrezikojmë gjithçka që kemi arritur”/ Rama njofton rregulla të reja

Ndërkohë, aktualisht në Kosovë vazhdojnë të jenë edhe 2.669 raste aktive me koronavirus./ CNA.al`

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Covid-19/ Kosova shënon 14 viktima dhe 701 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike  ka njoftuar se të mërkurën në Kosovë janë regjistruar edhe 14 raste të reja të vdekjeve nga COVID-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste, Prishtinë 2, Prizren 2, Viti 2, Gjilan 1 , Klinë 1, Mitrovicë 1, Shtërpcë 1, Skenderaj 1 dhe Suharekë 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorët privatë dhe publikë janë testuar edhe 4.557 mostra të dyshuara. Sipas rezultateve janë shënuar edhe 701 raste të reja me COVID-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore sëmundjen e kanë mundur edhe 737 pacientë ndërsa raste aktive janë 13.186.

LEXO EDHE:  Biden i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës/ Vuçiç bën “trimin”: E ke të kotë, nuk e njoh

LEXO EDHE:  Biden i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës/ Vuçiç bën “trimin”: E ke të kotë, nuk e njoh

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 99.536, i viktimave në 2.022 dhe i të shëruarve në 84.328.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata nga Covid në Kosovë/ Për tri javë, 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të infektuar

Publikuar

-

Nga

Në një periudhë trejavore, përkatësisht nga 15 marsi deri më 2 prill, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të infektuar me koronavirusin e ri. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Këto të dhëna merren nga Drejtoritë komunale të arsimit, ndërsa të dhënat e sakta i posedon vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) “, thuhet në përgjigjje të kabinetit të ministres së Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, për Radion Evropa e Lirë.

Në institucionet e arsimit parauniversitar dhe atij universitar në Kosovë, aktiviteti mësimor, nga 12 prilli, është duke u zhvilluar në formatin online. Ky vendim është marrë nga Qeveria e Kosovës, me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Nxënësit nga klasat një deri në pesë, aktivitetin mësimor po e zhvillojnë me prani fizike në shkolla. Ndërkaq, institucionet parashkollore do të vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër COVID-19.

Mësimdhënësit në Kosovë po kërkojnë nga institucionet shëndetësore që të futën në listën me prioritet për vaksinimin kundër COVID-19, për shkak të siç thonë ata, rrezikshmërisë për t’u infektuar, por edhe për mbarëvajtjen e procesit mësimor në nivel të duhur.

LEXO EDHE:  Çfarë parashikon CIA për Kosovën e vitit 2050

LEXO EDHE:  Biden i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës/ Vuçiç bën “trimin”: E ke të kotë, nuk e njoh

Në përgjigjje të ministrisë së Arsimit, thuhet se “ministrja Nagavci e ka bërë të qartë se kjo do të trajtohet me prioritet dhe për këtë çështje është në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë. Do shikohet që prioritet t’u kushtohet mësimdhënësve me sëmundje kronike dhe atyre në moshë më të shtyer”.

Sa i përket vendimit rreth mënyrës se si do të mbahet mësimi javën e ardhshme, ministrja Nagavci ka thënë se vendimi do të merret varësisht nga rekomandimet e organeve kompetente, por edhe në dakordim me të gjitha drejtoritë komunale. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19/ Kosova regjistron 12 viktima dhe 494 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të martën në Kosovë 12 viktima me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç)“, është thënë në njoftim.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 494 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3,788 mostrave.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 13 prill janë shëruar 1,009 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 13,236.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 98,835 pacientë me këtë virus.

LEXO EDHE:  Rihapja e shkollave/ Duka: Duhet të jetë prioritet, Covid-19 ka sjellë pasoja të rënda te fëmijët

LEXO EDHE:  Rihapja e shkollave/ Duka: Duhet të jetë prioritet, Covid-19 ka sjellë pasoja të rënda te fëmijët

Prej tyre 2,008 kanë vdekur.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit. REL

LEXO TE PLOTE