LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Keidi Bare bëhet gati për aventurën e re, e do ekipi i njohur spanjoll

20 Korrik 2020, 20:14, Sport CNA
Keidi Bare bëhet gati për aventurën e re, e do ekipi i njohur

Sapo përfundoi sezoni në Spanjë, skuadrat kanë nisur të mendojnë për merkaton. Dy skuadra të cilat më së shumti duhet që të planifikojnë të ardhmen janë Malaga dhe Espanjoli. Ato po punojnë për të bërë lëvizjet dhe një prej tyre është mesfushori i Kombëtares shqiptare, Keidi Bare.

Klubi i Espanjolit, i cili ka rënë në Ligën e dytë, ka shfaqur interes të fortë për shqiptarin. Sipas informacioneve të ?AS?, Malaga ka refuzuar ofertën e parë, e cila ishte më pak se dy milionë euro. Keidi Bare është aktualisht lojtar i Malagës dhe nga këta të fundit konsiderohet si një nga ata që mund të sjellë të ardhura.

Vetë lojtari e di interesimin e Espanjolit dhe Malaga nga ana tjetër dëshiron që të ketë të ardhura për të rregulluar bilancin. Palët do të kenë bisedime të shumta në ditët e ardhshme për të gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e Bares tek Espanjoli.

Lajmet e fundit nga