Connect with Us

Infektimi me koronavirus i Budinës/ Sazan Guri bën komentin epik: Atij i ndrin tulla, ça i sëmurë është!

Sociale

Infektimi me koronavirus i Budinës/ Sazan Guri bën komentin epik: Atij i ndrin tulla, ça i sëmurë është!

Publikuar

-

Infektimi me koronavirus i Budinës/ Sazan Guri bën komentin epik: Atij i ndrin tulla, ça i sëmurë është!

Mbrëmjen e sotmë kanë qënë të ftuar në emisionin “360 grade”, aktori dhe regjizori i njohur Edmond Budina, Arben Meçe dhe Sazan Guri.

Mes tyre është zhvilluar dhe një debat teksa Budina tha se pas dy ditësh plotëson numrin e ditëve që i përfundon karantina, por nuk ka shfaqur asnjë shenjë të infeksionit.

“Jam i çuditur, nuk kam pasur asnjë shenjë. Edhe rezultatet i testit mi thanë shumë shpejt, megjithatë do të presim dhe të shohim”, tha Budina.

“Mondin e kam mik, kemi qenë bashkë që në lëvizjen studentore dhe ka qenë ndër të paktit që i kam respektuar. Por i uroj shërim të shpejtë, pasi unë kam të drejtën time të besoj në seriozitetin e shtetit tim. Mondi të mirën e ka në xhep, të ruhet nga e keqja”, tha Meçe.

LEXO EDHE:  Marrja e ilaçeve anti-inflamatorë mund të përkeqësojë COVID-19

Por Sazan Guri duke ndërhyrë tha se “Mondi nuk ka asgjë, për çfarë i thua shërim të shpejtë. Atij i ndrin tulla, e nxorën pozitiv për çështje që dihen”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

I sëmuri me HIV/AIDS pa mjekim, për shkak të pandemisë/ Spitalet rajonale nuk dinë ta trajtojnë

Publikuar

-

Nga

I sëmuri me HIV/AIDS nuk mbahet për kurim në QSUT, por dërgohet në spitalet e rretheve ku mungon specializimi i duhur për mjekim .

Në emisionin Fiks Fare ka ardhur ankesa e një nëne për të birin e saj i cili është i sëmurë me HIV/AIDS. Limone Beqiri nga Pogradeci tregon se djali i saj 42 vjeç në bazë të analizave që kanë bërë para 1 muaji ka rezultuar i infektuar nga virusi HIV/AIDS që është rrezik për jetën e njeriut duke shkaktuar edhe vdekjen.

Gjithashtu ajo na rrëfen se i biri ka qëndruar për mjekim i shtruar një javë në Spitalin e Pogradecit. Pas kësaj kohe spitali e dërgoi për mjekim më të specializuar në Tiranë. Spitali i QSUT-së në Tiranë e kthen të sëmurin sërish në spitalin e Pogradecit. Ndërkohë Spitali Rajonal i Pogradecit kësaj here e dërgon të sëmurin jo më në Tiranë, por në spitalin e Korçës. Në fund të këtij rrugëtimi i sëmuri përfundon sërish në spitalin e Pogradecit, pasi edhe spitali i Korçës ka bërë të njëjtën gjë si Qsut-ja në Tiranë, duke mos e mbajtur të sëmurin për mjekim e kanë rrikthyer në Pogradec. Nëna e të sëmurit thotë se nuk dinë më ku të shkojnë, prandaj i janë drejtuar emisionit Fiks Fare . Ajo kërkon të dijë përse nuk pranohet djali i saj në spital? Bashkëpunëtorët e Fiksit me qytetaren shkojnë në spital ku nga kryeinfermierja marrin përgjigje se gjendja e të sëmurit u përkeqësua në spital.

LEXO EDHE:  Marrja e ilaçeve anti-inflamatorë mund të përkeqësojë COVID-19

LEXO EDHE:  Masat ndaj koronavirusit/ Lubonja: Rama i pashpresë, duhet sakrificë qytetare

Kryeinfermierja thotë gjithashtu se: – Djalin e sorollat Tirana dhe Korça ne nuk bëjmë dot asgjë.



Gjithashtu kryeinfermjerja thotë që i sëmuri të marrë një rekomandim nga mjekja e familjes për tek infeksionist dhe të vij përsëri në spital për mjekim. Gazetarët e Fiksit shkojnë takojnë drejtorin e spitalit për të marrë një përgjigje se përse i sëmuri me HIV/AIDS nuk mbahet në spital për mjekim?

Drejtori sqaron gazetarët se e njeh rastin në fjalë, por më specifikisht do të flasë me mjeken që e ka ndjekur pacientin. Ndërkohë ai tregon se në Tiranë dhe në Korçë të sëmurin e kanë dërguar pasi me HIV/AIDS ka qenë rasti i parë që ka ndodhur në Spitalin e Pogradecit dhe nuk kanë trajtuar ndonjëherë të sëmurë me këtë virus. Drejtori thotë se për këtë të sëmurë duhet të përgjigjet spitali Nënë Tereza në Tiranë, sepse ata nuk kanë çfarë të bëjnë.

Ai u shpjegon gazetarëve se pacienti është drejtuar drejt spitaleve të tjera për mjekim më të specializuar dhe se duhet të jetë QSUT-ja ajo e cila duhet t’u jap edhe protokollin e mjekimit mbi të cilin të ndjekin në spitalin e Pogradecit të infektuarin me HIV/AIDS. Gjithashtu gazetarëve të Fiksit drejtori u kërkon që t’i lënë një kërkesë me shkrim për këtë rast, pasi do konsultohej me mjeken që ka ndjekur specifikisht të sëmurin me virusin vdekjeprurës.

LEXO TE PLOTE

Sociale

E mban në punë dhe s’i jep rrogën/ Ekonomistja: Mori pagën e luftës, ishte në provë

Publikuar

-

Nga

Iris Qerana është një qytetar që punon fshatin Pezë Helmes, i cili i është drejtuar emisionit Stop për një problem që ka me kompaninë ku punon. Qerana rezulton i punësuar në një punishte alumini, por për shkak të izolimit nga pandemia, në muajin mars ka qëndruar në shtëpi.

Në muajin Prill është thirrur të shkojë në punë dhe ka punuar deri në 20 maj. Për gjithë këtë kohë është paguar vetëm 124 mijë lekë të vjetra, pasi pronari i ka quajtur rrogë edhe pagën e luftës të ofruar nga shteti.

Pas denoncimit të këtij rasti, gazetarja e emisionit “Stop” ka kontaktuar me një administrator të kësaj punishteje, por ai pretendon, se Irisi nuk ka qenë punonjës i tij.
Gazetarja: Administrator unë jam këtu tek “Dashi Alumin”, jam Domenika gazetare e “Stop-it”, nuk e di nëse jeni në dijeni për problemin e Iris Qeranës.

Administrator: Po, po! Nuk e di, është marrë ekonomisti.

Gazetarja: Ku mund ta gjej ekonomistin, se pse e ka paguar ashtu siç e ka paguar?

Administratori: Do të flas dhe do të them.

Gazetarja: Jam në Pezë Helmes dhe këtu nuk ka njëri përveç të një vajze.

Administratori: Kë kërkon ti, se nuk të kuptova?

Gazetarja: Unë kërkoj dikë që të më shpjegoj, si është paguar në këtë mënyrë Zoti Qerana?

Administratori: Po ka një ekonomiste ka dhe administratore, unë s’jam.

Gazetarja: Unë e di që ju jeni administratori.

Vetë punëtori Iris Qerana shprehet se zotëria në fjalë i është prezantuar si administrator dhe e ka udhëzuar për punën që ka bërë gjatë gjithë kohës që ka qenë pjesë e kompanisë. Pasi në pikën e parë të punishtes nuk kishte njeri, gazetarja e “Stop” shkoi në një pikë tjetër ku gjen dhe administratorin me të cilin foli në telefon.

LEXO EDHE:  Nuk ka përmirësim/ Regjistrohen 71 viktima nga Covid-19 në shtetin fqinj

LEXO EDHE:  Masat ndaj koronavirusit/ Lubonja: Rama i pashpresë, duhet sakrificë qytetare

Gazetarja: Më fike telefonin, unë jam Domenika, që të mora në telefon. Si je?

Administratori:Djali s’është, s’ka qenë punëtori im.

Gazetarja: S’ka qenë punëtori juaj? Fare, fare?

Administratori: Jo, jo.

Gazetarja: Kush qëndron këtu përgjegjës, sepse djali ka qenë në punë këtu në prill-maj.



Administratori: Ka qenë këtu?

Gazetarja: Po!

Administratori: Okej! Do flasim! Po ka qenë këtu, do flasim me përgjegjësin.

Gazetarja:Po kush është pra?

Administratori: Po s’është pra, s’ka njeri këtu, s’e shef, që është mbyll? Kur të vijë, të them. Atje ku ishe ti, s’jam unë administrator. Jam këtu.

Gazetarja: Shumë mire!

Më pas emisioni “Stop” gjeti dhe ekonomisten e firmës, e cila shprehet se Irisi ka qenë në provë dhe është paguar me 260 mijë lekë të vjetra në muaj.

Gazetarja: Sa ka qenë pagesa e Irisit?

Ekonomistja: 260 mijë lekë, Irisi ka qenë në provë, sepse Irisi ka filluar në mars. Djali është siguruar me datën 10 mars dhe ka përfunduar me datën 20.

Gazetarja: Shteti ka dhënë një pagë lufte, për ndihmuar qytetarët në këtë situatë.

Ekonomistja: Pse shteti ndihmoi pikërisht bizneset e mëdha dhe nuk shkoi në një gjendje civile për t’i dhënë këtë pagë të gjithë popullsisë?

Gazetarja: Nuk ka ndihmuar bizneset…, i keni llogaritur pagën e shtetit, si pagesë tuajën.

Ekonomistja: Atëherë Irisi nuk ka ardhur në prill, ne nuk kemi patur punë në prill, ça do i jepja unë në prill? Faleminderit shtetit, që i ka dhënë pagesën…

Gazetarja: Kjo është ajo, që thoni sot, ndërkohë në prill keni punuar. Në prill-maj keni punuar.

Ekonomistja: Në maj është paguar Irisi. I ka lekët në bankë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndahet nga jeta një nga themeluesit e Okulistikës Shqiptare, Prof.Dr. Gjergji Cepa

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta një nga themeluesit e Okulistikës Shqiptare, Prof.Dr. Gjergji Cepa

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare, mjeku i shquar shqiptar, Prof.Dr. Gjergji Cepa, një ndër themeluesit e Okulistikës Shqiptare.

Gjergji Cepa lindi në 1939 në qytetin e Korçës.
U diplomua mjek okulist në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Leipzigut në Gjermani në vitet 1957, deri në vitin 1963.

Nga viti 1963, deri në vitin 1965, vijoi specializimin në Tiranë dhe më pas u emërua në detyrën e Nen/Drejtorit të Spitalit Rajonal të Korçës, që e ushtroi deri në vitin 1974.

Në vitin 1975, Prof.Dr Gjergji Cepa emerohet mjek okulist në Klinikën Speciale dhe po këtë vit shkon për Specializim të mëtejshëm në Kinë.

Në vitin 1979, Prof.Dr Gjergji Cepa vijon specializimin në Austri.

Në vitin 1980, fitoi titullin e lartë “Doktor i Shkencave” dhe për shumë vite ishte Pedagog në Universitetin e Tiranës.



Si një ndër themeluesit e Okulistikës Shqiptare, ai botoi mbi 30 libra dhe artikuj të shumtë shkencorë për okulistikën, dhe për kontributet e tij të mëdha në fushën e mjekësisë u nderua me dhjetëra tituj brenda e jashtë vendit.

LEXO EDHE:  “Boll me broçkullat e maskave! Covid nuk luftohet me topa prej lecke”/ Mjeku “shkund” qeverinë: Shtrojuni punës…

LEXO EDHE:  Kosova sanksionon masat e reja/ Test kush hyn në kufi, mbyllje pas orës 22:30, maskat bëhen detyrim

Botimet e tij janë bërë pjesë edhe të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë dhe Gjermanisë.

Prof.Dr Gjergji Cepa është autor edhe i atlasit angjiografik të syrit.

Nga viti 1992 deri në vitin 2003 ka qenë bashkëkryetar i Shoqatës Oftalmologjike Shqiptare dhe nga viti 2003 deri në vitin 2009 ka qenë kryetar i saj.

Deri në moshën 78-vjeçare, edhe pse në pension, ai ushtroi me pasion e dashuri profesionin e tij si mjek okulist në shërbim të qytetarëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE