LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debati për videon me pamjet nga Infektivi/ Manastirliu: Me virusin nuk mund të bëhet politikë

20 Korrik 2020, 09:42, Politikë CNA
Debati për videon me pamjet nga Infektivi/ Manastirliu: Me virusin nuk mund

Dy ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, publikoi disa pamje të rënda brenda spitalit Infektiv, ku pacientët me Covid-19 po luftojnë me virusin e padukshëm.

Por opozita pretendon se pamjet janë të rreme dhe kërkoi dorëheqjen e Manastirliut si dhe hetime nga SPAK-u.

Për këtë është përgjigjur sot vetë ministrja, e cila tha pak momente më parë se nuk mund të bëhet politikë me virusin. Ajo deklaroi se mjekët, pacientët dhe familjarët e pacientëve po e shohin dhe po e përjetojnë makthin e koronavirusit.

?Me virusin nuk mund të bëhet politikë. Mjekët e dinë shumë mirë se çfarë po shohin dhe po përjetojnë. Personat e shtruar në spital e dinë shumë mirë se çfarë po përjetojnë. Edhe familjarët e atyre të prekurve e dinë shumë mirë se çfarë po shohin dhe përjetojnë?, u shpreh ajo gjatë një deklarate të përbashkët me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca.

Gjithashtu ajo bëri apel që qytetarët t?i bashkohen përpjekjes së stafit mjekësor dhe të përshtaten me normalitetin e ri, ku këshillohet të mbahen maska dhe distancë sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga