Connect with Us

Debate në Këshillin Politik/ Rama ndërpret mbledhjen te Pallati i Kongreseve

Politikë

Debate në Këshillin Politik/ Rama ndërpret mbledhjen te Pallati i Kongreseve

Publikuar

-

Pak momente më parë është ndërprerë mbledhja e Këshillit Politik, ku po diskutohet çështja e hapjes së listave dhe koalicionet.

Mësohet se ndërprerja është kërkuar nga kryeministri Edi Rama pas disa debateve të forta për hapjen e listave dhe koalicionet.

Kryeministri ka kërkuar që të rihapet marrëveshja e 5 qershorit, por kjo ëstë kundërshtuar me forcë nga sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi.

“Kuptuam nga diskutimi i Kryetarit të Partisë Socialiste që qëllimi është të rihapim edhe njëherë diskutimin për përmbajtjen e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj. Drafti i marrëveshjes së 5 Qershorit është produkt i një pune të përbashkët 6 mujore, është miratuar dhe nënshkruar me konsensusin e të gjitha palëve, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishihet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësuar dhe nënshkruar bashkërisht. Çështjet që ju shtruat bien në kundërshtim dhe ndryshojnë Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe prishin dakordësinë që ne kemi arritur aty. (nenet 19 dhe 36 të draftit të nënshtruar në zbatim të marrëveshjes së 5 Qershorit).

LEXO EDHE:  Mediu sulmon Ramën/ Qeveria është vetëm një fasadë

Gjithashtu, në mbledhjet e Këshillit Politik, por edhe gjatë diskutimeve në Rezidencën e Ambasadores së SHBA-së, përfaqësuesi zyrtar i Partisë Socialiste nuk ka dhënë konsensusin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka dakordësuar se kjo çështje nuk mund të diskutohet tani, por në një fazë më të vonshme.

Ky fakt konfirmohet edhe nga përmbajtja e marrëveshjes së 5 Qershorit, ku specifikohet në shënimin nr. 2 që “nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit”. Sipas pikës 12 të marrëveshjes së firmosur më 5 Qershor “12. Hyrja në fuqi”: “ky shënim është i zbatueshëm për zgjedhjet e rradhës”, ka deklaruar Bardhi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Glauk Olldashi: PD do të ishte ndryshe nëse babai im do të ishte në krye të saj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se nëse babai i tij do të ishte në krye të PD, kjo parti do të ishte shumë ndryshe.

Kjo është një pyetje që ka një mijë e një përgjigje por unë do të jap vetëm një, ndryshe. PD do të ishte ndryshe nëse Sokol Olldashi do të ishte në krye të saj”, ka thënë ai.

I ftuar në emisonin “Zona Zero”, në Top News, Glauk është shprehur se shumë njerëz e kanë humbur besimin tek politika, pasi shumë politikanë e konsiderojnë politikën si profesion dhe jo një përgjegjësi.

Shumë persona e konsiderojnë politikën profesion, pra jo përgjegjësi. Pra nuk mundesh ta trajtosh si punë është përgjegjësi, të jesh politikan është përgjegjësi shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Truproja e tij përgjaku Elbasanin/ Gazment Bardhi e pranon: Mbroi votën me armë

LEXO EDHE:  “Rama shkatërroi ëndërrat e shqiptarëve”/ Tabaku: Beteja e 25 prillit është kthyer në vendosmëri



Përsa i përket situatës në të cilën, PD ndodhet sot, Glauk shprehet se është në momentin e saj më të vështirë dhe e përçarë.

PD është në një moment shumë të vështirë, në mos më të vështirin që ka pasur ndonjëherë. Tetë vjet në opozitë, është më e përçarë se kurrë. Me demokratë nga të dyja anët që po i hidhen në fyt njëri-tjetrit. Është një moment shumë i keq për PD dhe më dhimbset. Shpresoj që zgjidhja të vijë shumë shpejt”, ka thënë Glauk Olldashi.

Sipas tij, PD mund të arrijë të ringrihet nëse forcon strukturat.

Për mua PD duhet të vijë te forcimi i strukturave., PD nuk funksion mirë se nuk i ka strukturat funskionale”, shprehet Glauk Olldashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përjashtimi i Berishës/ Kadilli: Të isha kryetar i PD nuk e merrja vendimin që mori Luli

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli ka deklaruar se nëse do të ishte ai kryetari i Partisë Demokratike nuk do ta kishte marrë vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendim që u mor pa u pyetur anëtarësia, nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Ai më tej ka deklaruar se Basha nuk di të thotë as po as jo, por “pjo” dhe me ndërkombëtarët nuk mund të bëhet kjo gjë.

 “S’do ta kisha marrë të njëjtin vendim. Ju mendoni se kur diplomacia bëhet e dukshme bëhet atë ditë. Unë e kam ditur që në shkurt që pas zgjedgjve që do e shpallnin “non grata” Berishën. Po të isha kryetar unë nuk do të ndodhte kjo. Basha nuk thotë as po as jo, po thotë “pjo”.



LEXO EDHE:  Truproja e tij përgjaku Elbasanin/ Gazment Bardhi e pranon: Mbroi votën me armë

LEXO EDHE:  Përplasja PS-PD në Elbasan/ Hajdari: Bandat politike nuk kanë ide por vetëm muskuj

Me ndërkombëtarët nuk bëhet kjo. Në 2016 e quajti ambasadori amerikan gënjeshtar, në diplomaci flitet me gjuhë trupi. Kishte mundësi ta zgjidhte që para 2019. Nuk ka ambasador në botë që të vi të shkallët e PD të bërtasi, kjo ndodhi prej Lulzim Bashës”, thotë Kadilli në Report Tv.

Kadilli e ka quajtuar Bashën një përtac që nuk e do punën.

“Unë e gjykoj si zgjatim përtac të zotit Berisha, nuk punon, nuk do ta bëjë punën. Ne nuk patëm zotësinë për të prodhuar një model tjetër politik. Berisha qe shumë fryt për PD”, thotë Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rimbursimi i ilaçeve gjatë pandemisë/ Tabaku: Shqiptarët kanë shpenzuar 30 milionë euro

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të skemës së rimbursimit të ilaçeve për pacinetët që kanë kaluar Covid 19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku tregon se shqiptarët kanë shpenzuar 30 milionë euro për ilaçe e mjekime gjatë pandemisë, ndërsa qeveria iu ka rimbursuar qytetarëve vetëm 231 mijë euro.

Sipas Tabakut, as 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët.

Shqiptarët kanë shpenzuar 30 mln euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve vec 231 mijë euro.



LEXO EDHE:  Mediu sulmon Ramën/ Qeveria është vetëm një fasadë

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela zbardh prapaskenat/ Çfarë i kërkoi Macron Ramës

As 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët.

Fytyra e vërtetë e një qeveria që politikën nuk e përdor për ti shërbyer qytetarëve por tu pasuruar vete të braktisur dhe në fatkeqësi!

Jemi vendi me varfërinë më të lartë në rajon, dhe me pagat më të ulëta. Kjo nuk mund të jetë manyra se si qeveriset vendi ynë”, shkruan Tabaku krahas skemës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE