LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BE aparatura të reja për shëndetësinë/ Soreca: Të zbatojmë rregullat, vetëm kështu do ia dalim

20 Korrik 2020, 10:08, Politikë CNA
BE aparatura të reja për shëndetësinë/ Soreca: Të

Bashkimi Europian ka sjellë në Shqipëri disa aparatura të teknologjisë së lartë për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID-19.

Gjatë një deklarate të përbashkët me ministren Ogerta Manastirliu, ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha se BE do të sjellë edhe ndihma të tjera.

Soreca bëri edhe një apel për qytetarët që të respektojnë rregullat, pasi theksoi se vetëm në këtë mënyrë mund t?ja dalim për të mposhtur koronavirusin.

“Këto pajisje të reja japin një ndihmesë shumë të vyer në trajtimin e koronavirusit, por këto mjete nuk do të përdoren në rast se qytetarët respektojnë masat anti COVID. Falenderoj pa masë mjekët dhe infermierët që kanë punuar kaq fort këtë periudhë. Në mënyrë dramatike kanë kufizuar dëmet nga COVID-19.

Unë besoj se jemi me të njëjtën mendje, jemi me të njëjtat sjellje, dhe të zbatojmë rregullat. Vetëm në këtë mënyrë do ia dalim dhe për këtë do të keni mbështetjen e Bashkimit Europian. Ne e kemi ndihmuar Shqipërinë me dy krizat që ka patur këtë vit, ndërsa Shqipëria na ka ndihmuar me projektet që kanë patur lidhje me BE-në”, u shpreh ambasadori./ CNA.al

Lajmet e fundit nga