LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha takon Albin Kurtin/ “Duhet të ndalojmë largimin e të rinjve”

20 Korrik 2020, 14:44, Politikë CNA
Basha takon Albin Kurtin/ “Duhet të ndalojmë largimin e të

Gjatë qëndrimit në Kosovë kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha, ka takuar Kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, me të cilin diskutoi për të gjitha zhvillimet e rëndësishme ekonomike, politike dhe rajonale.

Basha deklaron se janë ndalur te situata ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

?Është shumë e rëndësishme që të koordinojmë përpjekjet dhe të ndërmarrim nisma të përbashkëta, për sa i përket përballjes në aspektin shëndetësor të COVID-19, por edhe për situatën ekonomike, e cila ka sjellë probleme të shumta. Me fokus të veçantë nënvizuam rëndësinë e hapave që duhen ndërmarrë për të ndalur largimin e dhimbshëm të të rinjve, e për t’u krijuar atyre mundësi të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri e Kosovë?, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Ai tregon se gjithashtu ndanë të njëjtin mendim se nevojitet një intensifikim i bashkëpunimit mes dy vendeve, projekte dhe nisma konkrete, dhe jo ide që mbeten në letër.

?E sigurova zotin Kurti, se unë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, sot në opozitë dhe nesër në drejtim të vendit, do të jemi në krah të Kosovës, dhe maksimalisht të angazhuar për t’i ofruar çdo ndihmë, dhe për të marrë çdo vendim në mbështetje të saj.

Theksova rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe arritjen e një marrëveshjeje që do të çojë në njohjen respektive, mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë?, nënvizon kreu i opozitës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga