LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha shigjeton Ramën nga Prishtina/ Merr shembull Kosovën

20 Korrik 2020, 09:49, Politikë CNA
Basha shigjeton Ramën nga Prishtina/ Merr shembull Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Prishtinë, me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Gjatë një konference për mediat nga Prishtina, Basha ka shigjetuar edhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa tha se Shqipëria duhet të marë si shembull Kosovën, në lidhje me masat në kuadër të pandemisë së Covid-19.

?Sot ndodhem këtu për të përshëndetur, ju të gjithë zyrtarët dhe gjithë qytetarët e Kosovës, që ndodhen në një moment plot sfida.

Po ndjekim me shqetësim pandeminë covid-19, dhe ndihem i inkurajuar për paketën e masave që keni njoftuar për t?iu ardhur në ndihmë qytetarëve në aspektin shëndetësor por edhe atë social dhe ekonomik.

Me paketën ekonomike që ju keni njoftuar, ju vendoseni në krye të vendeve të rajonit dhe përbën shembull për Shqipërinë, ku situata është kritike, sidomos sa i takon krizës ekonomike dhe pasojave sociale?-tha Basha.

Gjithashtu Basha tha se një ndër vendimet e para të qeverisjes së PD-së, kur të vijë në pushtet, do të jetë heqja e taksës në Rrugën e Kombit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga