“Të mjerët ne ku po jetojmë”/ Këngëtarja shqiptare nuk përmbahet pas vendimit të qeverisë
Ashtu si shumë artistë të tjerë edhe këngëtarja Xhesika Polo...
Akademia e Shkencave në vendin tonë ka bërë një studim për epideminë mbi gjendjen e imunitetit të popullatës pesë muaj pas shpërthimit të koronavirusit.
Akademia deklaron se situata është serioze dhe agresiviteti i virusit COVID-19 nuk është zbutur.
Pas përfundimit të studimit, këshillohet të ndërpritet lehtësimi i mëtejshëm i masave që kufizojnë grumbullimet e personave dhe të dekurajohen veprimtaritë që nxisin grumbullime masive të njerëzve.
Akademia deklaron se duhet të merren masa të rrepta për të siguruar mbajtjen e detyruar të maskave sidomos në mjedise të mbyllura publike, si dhe të shihet mundësia t’u sigurohen falas atyre që nuk kanë mundësi për t?i blerë ato.
Gjithashtu dy specialistët Genc Sulçebe dhe Alban Ylli kërkojnë të inkurajohet kudo ku është e mundur puna nga shtëpia, të ndërgjegjësohet popullata dhe të inkurajohet monitorimi serologjik.
Deklarata e plotë:
?Studim për pandeminë, mbi gjendjen e imunitetit të popullatës pesë muaj pas shpërthimit të COVID-19?
? Deri në qershor 6-7 për qind e popullatës në Tiranë ka fituar imunitet.
? Këto ditë ka përfunduar faza e parë e studimit seroepidemiologjik të gjendjes imunitare ndaj këtij virusi shkaktar i COVID-19 në popullatën e qytetit të Tiranës.
Në kuadër të nismave shkencore për njohjen, përballimin dhe zotërimin e gjendjes së pandemisë të shkaktuar nga Covid-19 në Shqipëri, Akademia e Shkencave, nëpërmjet E-Grupit. Në ndjekje të pandemisë, komisionit të mjekësisë e njësive pranë saj, ka ndërmarrë disa studime. Ndër më të rëndësishmet është ndjekja në vazhdimësi nëpërmjet testimeve serologjike të nivelit të imunitetit të fituar në popullatë ndaj Sars Cov-2 realizuar nga specialistët akademik Genc Sulçebe dhe Prof. Dr. Alban Ylli.
Mbështetur nga rezultatet e testimeve, nga situata serioze e përhapjes së Covid-19 në Shqipëri në periudhën qershor-korrik, si dhe gjendjes në spitale për trajtimin e tyre, komisioni i mjekësisë dhe grupi i pandemisë tërheqin vëmendjen dhe rekomandojnë:
Situata e pandemisë është serioze dhe agresiviteti i virusit COVID-19 nuk është zbutur. Veprimi dhe përhapja e tij nuk bëjnë dallime të mëdha, midis vendeve të pasura e të varfra. Vendeve të perëndimit a të lindjes.
Në fillim u duk se midis vendeve të Balllkanit, do të kalonte me efekte të ndryshme nga vendet e Evropës. Por kjo nuk po provohet me rëndimin aktual të situatës në Ballkan. Prandaj në kushtet e lehtësimit të lockdown-it, si dhe të lëvizjeve të konsiderueshme të popullatës në stinën e pushimeve verore, për të frenuar qarkullimin e virusit, sa me siper,
REKOMANDOJNE:
1. Duhet të ndërpritet lehtësimi i mëtejshëm i masave që kufizojnë grumbullimet e personave dhe të dekurajohen veprimtaritë që nxisin grumbullime masive të njerëzve. Shërbimet e restoranteve dhe bareve në mjedise të mbyllura, aktivitetet shkollore në mjedise të mbyllura, aktivitete artistike dhe sportive me spektatorë në salla të mbyllura, duhet të vijojnë të mbeten të ndaluara.
2. Të merren masa të rrepta për të siguruar mbajtjen e detyruar të maskave sidomos në mjedise të mbyllura publike, si dhe të shihet mundësia t’u sigurohen falas atyre që nuk kanë mundësi për t?i blerë ato.
3. Të përshkallëzohen aktivitetet inspektuese lidhur me respektimin e protokolleve të funksionimit të shërbimeve të tregtisë, transportit dhe industrisë.
4. Të vijohet me forma të ndryshme të ndërgjegjësimit të publikut lidhur me përshtatjen e sjelljeve vetjake për të ulur riskun nga infektimi. Fokus më i madh duhet treguar ndaj grupeve të veçanta të popullatës që shprehin rezistencë ndaj informacionit.
5. Të intensifikohet aplikimi i praktikave për mbrojtjen e grupeve me risk të lartë, sidomos të moshuarve.
6. Të inkurajohet kudo ku është e mundur puna nga shtëpia.
7. Të intensifikohen aktivitetet e testimit dhe izolimit të personave të infektuar në komunitet.
8. Të vijohet me inkurajimin e monitorimit serologjik në grupe të ndryshme të popullatës.
Për më shumë:
Një studim i tillë, i mbështetur në testimin serologjik të imunitetit të popullatës, është miratuar dhe mbështetur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe është realizuar nën drejtimin e dy studiuesve të saj, akademikut Genc Sulçebe dhe prof. dr. Alban Ylli.
Deri tani publikut i është bërë i njohur numri i individëve që kanë rezultuar pozitivë me testim molekular të pranisë së virusit SARS-CoV-2, i njohur më gjerë si testimi me tampon. Por është fakt i njohur se numri i të prekurve të zbuluar nëpërmjet testeve, është shumë më i vogël se numri real i individëve të infektuar.
Një mënyrë tjetër për të gjetur të paktën me përafërsi numrin e personave të infektuar realisht nga virusi SARS-CoV-2 është përcaktimi i antitrupave specifike ndaj këtij virusi në një popullatë të caktuar. Individët që rezultojnë pozitivë për këto antitrupa janë ata që kanë rënë në kontakt me virusin, qoftë me simptoma të infeksionit ose pa shfaqur shenja të tij.
Studimi u krye në shërbimin universitar të imunologjisë pranë QSUT dhe është realizuar në dy faza. Në fazën e parë (java e fundit e majit 2020) u studiuan 128 dhurues gjaku nga Qendra Kombëtare e Dhurimit të Gjakut. Ndër to, vetëm një dhurues doli pozitiv, që reflekton një pozitivitet prej 0.8 për qind.
Në fazën e dytë, realizuar javën e parë të korrikut 2020, pra, pas rreth një muaji, u studiua pozitiviteti i antitrupave specifikë ndaj virusit SARS-CoV-2 në 264 individë të moshave 20 deri 70 vjeç, të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme nga regjistrat e mjekëve të familjes të qendrave shëndetësore nr. 3, 7, 8 dhe 9 të qytetit të Tiranës, të cilat përfaqësojnë një popullatë të përgjithshme prej rreth 202 000 banorë.
Rezultatet e përftuara tregojnë një variabilitet të lartë midis qendrave shëndetësore që u studiuan. Qendra shëndetësore nr. 7 pati një pozitivitet 0 për qind në 57 individë; qendra shëndetësore nr. 8, 2.8 për qind në 71 individë; qendra shëndetësore nr. 3, 6.3 për qind në 79 individë dhe qendra shëndetësore nr. 9 pati një pozitivitet prej 17,5 për qind në 57 individë të studiuar. Pozitiviteti i përgjithshëm në të katër qendrat shëndetësore ishte 6.4 për qind.
Nga ky studim autorët nxjerrin konkluzionin se përhapja e imunitetit specifik ndaj Covid-19 në popullatën e qytetit të Tiranës në 3 muajt e parë të epidemisë ka qenë relativisht e kufizuar. Ndërkohë vërehet se në qytetin e Tiranës brenda muajit qershor 2020, ka pasur një rritje më të shpejtë të përhapjes së infeksionit në komunitet, të vlerësuar në 6-7 për qind. Kjo është ende shumë larg imunitetit kolektiv të ashtuquajtur të tufës./ CNA.al
Ashtu si shumë artistë të tjerë edhe këngëtarja Xhesika Polo...
Kanye West zbuloi se ai dhe gruaja Kim Kardashian e konsider...
Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare, Rita Ora i është ...
“Mbajtja e maskave duhet të jetë vazhdimisht, edhe në rrugë ...
Agnesa Vuthaj është cilësuar dhe vlerësuar si një nga vajzat...
Balerina e njohur tashmë edhe në Itali, Klaudia Pepa ka real...
Ish Miss Universe Albania 2018, Trejsi Sejdini ka tërbuar fa...
Jennifer Aniston ka publikuar foton e një miku të saj të sht...
Këngëtarja e superhitit “E kam pas”, Sabina Dana, ka çmendur...
Këngëtarja e njohur e këngës popullore, Fatmira Breçani ka f...
Deklaratat e fundit të këngëtares me origjinë shqiptare Dua ...
Kseniya Belousova është një modele siberiane e cila u bë e n...
Dy ditë më parë u mbajt finalja e madhe e kompeticionit të b...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, tha se situata nga...
Ylli i televizionit Chloe Khan është një nga modelet më të k...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë një tje...
Shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo, ka reaguar ashpër nd...
E cilësuar si imazhi i Digitalb, Ilda Bejleri, u largua nga ...
Moderatorja e emisionit “E diell”, Alesia Bami, ka deklaruar...
6 punonjës të Kadastrës së Fierit janë infektuar me Covid-19...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese ...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...