LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do shkojë Rama në mbledhjen e Këshillit Politik?/ Enkel Demi vë bast live me Petrit Vasilin

20 Korrik 2020, 07:59, Politikë CNA
A do shkojë Rama në mbledhjen e Këshillit Politik?/ Enkel Demi

Në orën 11:00 të paradites së sotme pritet të mbahet mbledhja e Këshillit Politik për të diskutuar për hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore.

Ndryshe nga mbledhjet e kaluara sot pritet që tryezës t?i bashkohet kryeministri Edi Rama dhe përfaqësuesi i Lulzim Bashës, Gazment Bardhi.

Pjesëmarrja e Ramës në tryezë është vënë në dyshim nga moderatori Enkel Demi, i cili ka vënë bast në emision live me anëtarin e Këshillit Politik, Petrit Vasili.

Sipas Demit, Rama nuk do të shkojë në mbledhje pa Lulzim Bashën, i cili ndodhet për një vizitë dy ditore në Kosovë.

Biseda:

Enkel Demi: Unë vë bast që Edi Rama nuk vjen sot në Këshillin Politik.

Petrit Vasili: Për një njeri që nuk ka as emër, as traditë, unë nuk vë bast.

Enkel Demi: Unë nisem nga ideja që Basha sot do të jetë në Kosovë dhe kreu i maxhorancës nuk do të jetë aty pa homologun e tij.

Petrit Vasili: Këshilli Politik bën dy punë, edhe detyrën e përkthimit në norma ligjore. Nuk e di se çfarë do bëjë Edi Rama atje. Këshilli Politik nuk ka pasur nevojë për njeri tjetër sepse ka dhënë prova dhe ka prodhuar një produkt. Arriti të gjejë dakordësinë e palëve. Këshilli nuk ka pasur nevojë për asnjeri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga