LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen prapaskenat/ Largimi nga Spanja i sigurt, Sadiku shumë pranë akordit me...

19 Korrik 2020, 12:01, Sport CNA
Zbulohen prapaskenat/ Largimi nga Spanja i sigurt, Sadiku shumë pranë

Armando Sadiku mund të largohet nga Spanjë në merkaton e verës, për të kaluar në Greqi te skuadra e Arisit. Sipas asaj që shkruan së fundmi ?Gazzetta.gr?, skuadra greke është në një fazë të avancuar tratativash, për të afruar sulmuesin shqiptar në ekipin e tyre.

Sadiku raportohet se është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Arisin, i cili mund të jetë klubi i tij i ardhshëm. I vetmi ndërlikim është fakti se Levante kërkon që pasi të kalojë te Arisi të ruajë edhe një përqindje të kartonit të lojtarit, për të cilin pagoi 1 milionë euro për ta afruar 2 vite më parë.

Ekziston edhe mundësia që Sadiku të kalojë në Selanik në formën e huazimit, por Levante nuk ka ndërmend të paguajë më shumë se 100 mijë euro në sezon për rrogën e sulmuesit, i cili përfiton 500 mijë euro.

Lajmet e fundit nga