Connect with Us

Vrasja e 46-vjeçarit në Patos/ Policia zbardh krimin: Vëllai dhe nipi i viktimës dhunuan nënën e autorit

Kronika

Vrasja e 46-vjeçarit në Patos/ Policia zbardh krimin: Vëllai dhe nipi i viktimës dhunuan nënën e autorit

Publikuar

-

Shpërndanin drogra të forta/ Policia arreston dy të rinj në Fier

Policia e Fierit ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kasnicë të Patosit ku pas një konflikti mes fqinjsh mbeti i vrarë një 46-vjeçar.

Mësohet se vëllai dhe nipi i viktimës pak para ngjarjes kishin dhunuar nënën e autorit, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës. Në vijim të veprimeve proceduriale hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kasnicë, Patos, ku u arrestua shtetasi Alionid Sali, 31 vjeç, për veprën penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, pasi ka plagosur me thikë shtetasin Përparim Seati, 46 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë më pas në spital, nga specialitët e për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në koordinim dhe me Prokuorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Agron Seati, 59 vjeç, banues në Kasnicë, Patos (vëllai i shtetasit P. S)
Gazmir Seati, 28 vjeç, banues në Kasnicë, Patos (nipi i viktimës, djali i 59-vjeçarit).

LEXO EDHE:  Policia jep arsyet e zjarreve/ Zbulohen 35 autorë, masa të rrepta ndaj tyre

Arrestimi i tyre u bë si autorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhunimi i banesës” të kryera në bashkëpunim, pasi bashkëpunim me njëri-tjetrin, pak para ngjarjes kanë shkuar në banesën e shtetases K. Sali, 61 vjeçe (nëna e autorit të arrestuar) dhe e kanë goditur me sende te forta në trup, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident i rëndë në Cërrik/ Shoferi në gjendje të dehur, humb kontrollin e mjetit dhe plagoset

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Gramsh-Cërrik.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pranë fshatin Banjë, ku shtetasi me inicialet B.B., 29 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit duke mbetur i plagosur.

 “Më datë 26.09.2021, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Gramsh-Cërrik, në fshatin Banjë, shtetasi B.B., 29 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik,  duke drejtuar mjetin tip “Smart”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë. /CNA.al



LEXO EDHE:  Emigrantët "shpërthyen" derën e furgonit dhe u shpërndanë në qytet/ Policia kap 21 prej tyre

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Me urdhër të Ramës, policia dhunon protestuesit në Shkodër

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Kavajë/ I doli zjarri jashtë kontrollit, humb jetën në luftë me flakët 59-vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Kavajë.

Mësohet se një 59 vjeçar me inicialet R.P, duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë.

Kavajë/Informacion paraprak



Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.

LEXO EDHE:  Emigrantët “shpërthyen” derën e furgonit dhe u shpërndanë në qytet/ Policia kap 21 prej tyre

LEXO EDHE:  Policia, terror në familjen e kreut të FRPD-së/ Këlliçi akuzon Sandër Lleshajn

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Fëmijët gjejnë 2 kallashnikovë në shtëpinë e pabanuar

Publikuar

-

Nga

Disa fëmijë të mitur kanë gjetur dy armë të tipit model 56, kalibër 7.62mm një banesë pronari i të cilës jeton prej vitesh në Angli.

Policia mbërriti në vendngjarje, ndërsa dyshohet se armët janë hedhur në oborrin e shtëpisë, pasi ngjitur me shtëpinë është një rrugicë, në të cilën kalojnë njerëzit e lagjes.

LEXO EDHE:  Përplasja me Policinë/ Basha, thirrje për banorët e Bregut të Lumit

LEXO EDHE:  Policia jep arsyet e zjarreve/ Zbulohen 35 autorë, masa të rrepta ndaj tyre

Banesa është në pronësi të shtetasit, F. Ibi në lagjen e quajtur “Kala”.



Teksa kanë nisur hetimet, janë siguruar dhe kamerat e një banese për t’i hedhur dritë ngjarjes dhe për të zbuluan personin qe ka hedhur armën në banesën e mbyllur./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE