Connect with Us

VIDEO/ Humbja ndaj Arsenalit lë pasoja, shikoni momentin e veçantë kur Guardiola flet me veten

Premier Liga

VIDEO/ Humbja ndaj Arsenalit lë pasoja, shikoni momentin e veçantë kur Guardiola flet me veten

Publikuar

-

Mançester Siti u mposht në gjysmëfinale të Kupës ditën e djeshme nga Arsenali, me ekipin e Artetës që triumfoi me rezultatin 2-0.

Një humbje kjo që i largon të besuarit e Guardiolës nga Kupa. Një rast tejet komik është kapur nga kamerat ditën e djeshme, pikërisht gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Trajneri i Sitit, Pep Guardiola është parë teksa flet me veten në stolin e rezervave, teksa komunikon me stolin ngjitur sikur të ishte njeri. Një moment ky tejet i veçantë, i cili tani ka filluar të bëjë xhiron e internetit.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Debutimi me Liverpool, Alcantara thyen një rekord

Publikuar

-

Nga

Thiago Alcantara ka debutuar në fanellën e Livepoolit, në duelin që ‘The Reds’ e fituan si mysafirë ndaj Chelseas me rezultat 2-0.

Mesfushori spanjoll që erdhi nga Bayern Muncheni u aktivizua në lojë në fillim të pjesës së dytë.



Alcantara bëri 75 pasime në këtë takim më shumë se çdo lojtari i Chelseas. Përveç kësaj spanjolli ka bërë më së shumti pasime në 45 minuta në Premierligë që kur filluan të regjistrohen këto statistika në sezonin 2003/04.

Thiago i ka kushtuar Liverpoolit 20 milionë euro, plus 5 milionë bonuse. Ai pritet ta shtoj kualitetin në mesfushën e skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp, që këtë sezon synon mbrojtjen e titullit.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Dopieta e Mane, kampionët e Liverpool likuidojnë skuadrën e Lampard

Publikuar

-

Nga

Sapo ka përfunduar takimi mes Chelsea dhe Liverpool, e vlefshme për Premeir League (0-2). Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që Christiansen la blutë me një lojtar më pak në fushë.



Në të dytën, të kuqtë e Jurgen Klopp morën frenat në dorë dhe Mane realizoi dy golësh (50′, 54′). Chelsea u përpoq të reagonte, por Jorginho la penalltinë. Kështu, Liverpool merr tre pikët e radhës në kampionat.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

“U ngatërrua me vajzën e trajnerit”, Evra zbulon shkakun e dështimit të Zaha te Manchester United

Publikuar

-

Nga

Wilfred Zaha shënoi dy herë në fitoren 1-3 të Crystal Palace në “Old Trafford” përballë Manchester United, ndërsa fansat e “djajve të kuq” u kujtuan të gjithë se për disa muaj ky sulmues ka veshur edhe fanellën e tyre.

Sulmuesi iu bashkua Manchester United në verën e 2013-ës dhe pas disa paraqitjeve mjaft të mira në miqësoret e verës, në kampionat luajti shumë pak e në janar u huazua për 6 muaj, ndërsa në verën pasardhëse u rikthye sërish te Crystal Palace.

Që atëherë është folur shumë pak mbi shkaqet e dështimit të Zaha në “Old Trafford”, megjithatë pasditen e djeshme ka qenë francezi Patrice Evra që ka hedhur dritë mbi atë çfarë ka ndodhur në atë periudhë.



“Me gjithë respektin që kam për Crystal Palace dhe fansat e saj, duhet të theksoj se Zaha meriton një skuadër shumë më të madhe. Kam qenë te Man. United kur erdhi dhe në verë tregoi një formë të jashtëzakonshme, por më pas u ngatërrua me vajzën e David Moyes, i cili ishte trajner atëherë dhe nuk e pa më fushën e lojës”, u shpreh Evra.

Vetë sulmuesi francez reagoi në orët e mbrëmjes dhe mohoi të ketë qenë ndonjëherë i lidhur me Laura Moyes, vajzën e ish trajnerit të Manchester United, por duket se kjo deklaratë e Zaha është më shumë diplomatike, për të mos shkaktuar polemika.

LEXO TE PLOTE