Connect with Us

Tensioni pas zëvendësimit, Pioli flet për Ibrahimoviç: Më tha diçka dhe nuk e kuptova, por unë jam…

Seria A

Tensioni pas zëvendësimit, Pioli flet për Ibrahimoviç: Më tha diçka dhe nuk e kuptova, por unë jam…

Publikuar

-

Stefano Pioli ka folur pas tensionit me Zlatan Ibrahimoviç në momentin e zëvendësimit të suedezit. Kur Milani ishte duke fituar në shifrat 4-1 ndaj Bolonjës erdhi edhe largimi i këtij lojtari për t’i lënë vendin Leaos. “Pioli, herë tjetër zëvendëso futbollistët e tjerë. Duhej të shënoja unë”, ishin fjalët e thëna nga ana e sulmuesit që nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e teknikut.

Kjo është zbuluar nga ana e gazetarëve pasi vetë trajneri shprehet se nuk e ka dëgjuar diçka të tillë. Duke kujtuar se e drejton Milanin, Pioli nuk mund të lërë pa përmendur edhe rëndësinë e madhe që ka Ibrahimoviç te ekipi.

“Ibrahimoviç më tha diçka pas zëvendësimit dhe unë nuk e kuptova. Por është normale, donte që të luante. Ka ardhur pas një dëmtimit dhe unë jam trajneri, më duhet që ta ruaj. Sepse më duhet të ruaj energjitë e të gjithëve këtu deri në fundin e kampionatit”, u shpreh Pioli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Panik në Serinë A, 14 të infektuar me Koronavirus te skuadra që zbriti dje në fushë

Publikuar

-

Nga

Xhenoa ka pësuar një tronditje të madhe ditën e sotme. Pas portierit Perin dhe mesfushorit Shone, te klubi i Serisë A ditën e sotme kanë rezultatuar me koronavirus edhe 12 persona të tjerë të prekur, duke e çuar në total 14 numrin e të infektuarve. Këtu përfshihen futbollistët dhe stafin teknik. 8 prej tyre dyshohen se janë futbollistë.



Kujtojmë që Xhenoa u përball ditën e djeshme me Napolin, në sfidën që përfundoi me rezultatin 6-0. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi në faqen zyrtare.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Luan më mirë në krahun e majtë”, Reja elozhe Hysajt: E komplimentoj më shumë se një herë

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Shqipëri Edi Reja u shpreh së fundmi në lidhje me Napolin, skuadër që e drejtoi në vitet 2005-2009 dhe në veçanti për kapitenin e Shqipërisë Elseid Hysaj. Për programin italian “Marte Sport Live”, 75-vjeçari u shpreh se Hysaj paraqitet më mirë në krahun e majtë të fushës sesa në pozicionin natyral ku aktivizohet kryesisht në krahun e djathtë.

“Çfarë do t’i sugjeroja Gatuzos? Loja me 4 sulmues është pak e vështirë, madje dhe kur ata sakrifikojnë veten e tyre. Janë 6 futbollistë të predispozuar për të luajtur në fazën ofensive, por varet nga mënyra si paraqitet ekipi në fushë. Duhet të bëjmë krahasime me skuadrat e mëdha.



Hysaj? Nuk kishte harmoni me Ançelotin, ndërsa me Gatuzon po luan krejtësisht ndryshe. Sa herë që luante vendosej në provë, por këtë vit ai ndihet më i sigurtë dhe po jep një kontribut të shkëlqyer. Gjithmonë luan mirë, e përgëzoj më shumë se një herë. Më lë përshtypjen se Hysaj luan më mirë në krahun e majtë sepse ku kthehet pas kalon në krahun e djathtë. Po bën mirë, shpresoj të vazhdojë të luajë kështu”, deklaroi trajneri italian Edi Reja për “Marte Sport Live”.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Balotelli qëndron në Serinë A, ja te cili ekip

Publikuar

-

Nga

Mario Baloteli është një lojtar i lirë dhe po kërkon një skuadër të re për të vazhduar karrierën e tij futbollistike

Pasi përfundoi aventurën me Breshën, Balotelin mund ta shikojmë përsëri në Serinë A sezonin e ri. Sipas mediave italiane, Xhenoa është në kërkim të një sulmuesi dhe për këtë arsye drejtuesit kanë “piketuar “ Balotelin.



Xhenovezëve nuk do u duhet të shpenzojnë për futbollistin, pasi mund ta marrin atë falas, për shkak se është lojtar i lirë.

LEXO TE PLOTE