LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon"/ Haxhinasto: Ekonomia është në depresion

19 Korrik 2020, 17:02, Politikë CNA
"Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon"/

Ish-ministri i LSI, Edmond Haxhinasto shkruan se ekonomia shqiptare sot gjendet në depresion. Duke ju referuar shifrave të fundit të dala nga institucionet monitoruese Haxhinasto nxjerr në pah faktin se pagat në Shqipëri janë ndër më të ulëtat në rajon dhe dhe rendit arsyet pse vendi ynë mban këtë post.

?Arsyet për nivelin e ulët të pagës janë të shumta: renditen mes tyre informaliteti i ekonomisë, i cili pavarësisht ?reformave? të herë-pas-hershme dhe kërcënimeve me ?burg?, nuk u arrit të ulej; niveli i prodhimit të përgjithshëm bruto (PPB) për frymë, por më shumë mënyra si ai shpërndahet në të ardhura për qytetarin (pra, që përftues të mos jenë vetëm klientët e qeverisë, por edhe të punësuarit e thjeshtë); mungesa e investimeve të huaja (që nuk do të na vijnë asnjëherë përsa kohë vazhdon të përkeqësohet klima e biznesit) e për të cilat FMN ?bërtet? në çdo raport për Shqipërinë; përqindja e të ardhurave si përqindje e PPB, (pra, aftësia për t?i mbledhur taksat, ku përsëri jemi në fund të rajonit), e të tjera, e të tjera, që në dy fjalë përmblidhen: paaftësi e keqqeverisje.?

Sipas tij, teksa të gjithë presin fjalë të mira për ekonominë, kjo e fundit është në depresion. Haxhinasto tha se kjo tashmë është e faktuar edhe nga institucionet monetare ndërkombëtare.

?Që ekonomia jonë ka problem sistemike, nuk është gjë e re. E kanë thënë politikanë e ekspertë, vendas e të huaj. E kanë thënë institucionet ndërkombëtare, veçanërisht FMN dhe Banka Botërore. Sot, duhet të ishim duke analizuar çfarë përmirësimesh iu bënë ekonomisë në këto 7 vite, në drejtim të qëndrueshmërisë e konkurrueshmërisë, rritjes së PBB, të ardhurave dhe pagave, cilësisë së shërbimeve publike, e mbi të gjitha, cilësisë së jetës. Në vend të notave pozitive, marrim çdo ditë të dhëna e raporte se ekonomia është në depresion, se mosrealizimet qindra milionëshe në të ardhurat janë një gjë normale, se investimet e huaja nuk duken asgjëkundi.? /CNA.al

Lajmet e fundit nga